E Diel, 1 Nëntor 2026

ELBASAN/ Gjenden të mbytur dy persona

 

ELBASAN - Dy persona i dhanë fund jetës ditën e djeshme, duke u mbytur në lumenjtë Shkumbin dhe Devoll. Burime të policisë bëjnë të ditur se 60-vjeçari Riza Karriqi, banues në fshatin Katjel të qytezës së Përrenjasit, është gjetur i vetëmbytur poshtë urës së Toromanit në rrjedhën e lumit Shkumbin, shumë pranë fshatit të tij. Po dje, në ujërat e Devollit në qytetin e Gramshit u gjet e mbytur 60-vjeçarja, Hatixhe Toçila, me banim në fshatin Pishaj  të rrethit të Gramshit. Në të dyja rastet, grupi hetimor konkludon se dy të moshuarit e kanë kryer këtë akt në çaste depresioni, pasi kanë qenë të sëmurë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›