Pango në Kakome për fshatin turistik
SARANDE – Ministri i Turizmit, Ylli Pango inspekton punimet për ndërtimin e një fshati turistik në Kakome. Në ditën e dytë të vizitës së tij në jug të vendit, me operatorët turistike, Pango u ndal në punimet që po kryhen për projektin e kompanisë Club-Med. Tashmë aty ka përfunduar hapja e rrugës nga aksi nacional në bregdet, ku po bëhet gati kantieri për ndërtimin e zonës turistike. Mësohet se ministri Pango ka shprehur dhe një herë mbështetjen që qeveria i ka dhënë këtij projekti, i cilësuar si hapi i parë drejt turizmit elitar. Një ditë më parë, kreu i ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ishte në Vlorë, ku zhvilloi takim me përfaqësues të fushës së turizmit. Aty ai prezantoi dhe fushatën publicitare që do të ndërmerret në muajin shkurt në televizionin prestigjioz Euroneës, për tërheqjen e turistëve të huaj në vendin tonë.