Rihapet dosja, u mbyll si vetëvrasje
Vdekja e një 28-vjeçareje në pusin e familjes në fshatin Haskalije të Ndroqit, do të hetohet si vrasje nga Prokuroria e kryeqytetit edhe pse ngjarja ishte konsideruar deri më tani si vetëvrasje.
Fatos Mahmutaj
Ka qenë një vendim i Gjykatës së Tiranës ai që ka detyruar organin e akuzës të rihapë hetimin për vdekjen e 28-vjeçares Mimoza Goga, dosja e të cilës ishte mbyllur si vetëvrasje. Por këmbëngulja e familjarëve të viktimës, babait dhe bashkëshortit të saj bëri që gjykata të jepte një vendim në favor të tyre për hetimin çështjes si vrasje dhe jo vetëvrasje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 4 maj të vitit të kaluar në Haskalije të Ndroqit. Fqinjët e familjes Goga, të alarmuara nga qarjet e dy fëmijëve të vegjël të viktimës Mimoza Goga, e kanë gjetur këtë në fundin e pusit që ndodhej në oborrin e banesës. Brenda pak çastesh aty ka mbërritur edhe bashkëshorti i viktimës, ku pasi e kanë nxjerrë nga pusi, 28-vjeçarja ndodhej në agoni, ata e kanë nisur drejt kryeqytetit për ta dërguar në spital. Po gjithçka ka rezultuar e kotë, pasi gjendja e saj paraqitej e rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda pak minutash. Më pas, familjarët kanë njoftuar policinë, ku efektivët blu kanë përgatitur dokumentacionin procedural në vendngjarje dhe pasi e kanë klasifikuar ngjarjen si vetëvrasje janë larguar nga fshati Haskalije. Në vijim, dosja ka mbërritur në Prokurori ku pas shqyrtimit të dokumentacionit të dërguar nga policia, hetimi është mbyllur, pasi ngjarja e rëndë është klasifikuar si vetëflijim i viktimës. Por, familja e viktimës, bashkëshorti i saj Petriti, babai Shaban Rama dhe motra e saj Kristina Berberi, kanë këmbëngulur se organet shtetërore nuk kishin kryer procedurat e duhura ligjore dhe se nuk kishin kryer hetime për ngjarjen. Sipas tyre, ngjarja duhet të regjistrohej në Prokurori si vrasje, madje si e dyshuar për këtë krim sipas tyre është kunata e viktimës, e quajtur F.Goga, e cila e dhunonte shpesh. Madje, policia e kryeqytetit në dokumentacion që i ka dërguar Prokurorisë pohon se ka marrë tre denoncime për rrahje dhe plagosje të lehtë nga viktima, në ngarkim të kunatës së saj. Vetë F.Goga, e akuzuar nga familjarët e viktimës si autore e krimit ka pohuar se Mimoza me burrin e saj, rreth dy vjet para ngjarjes kanë dashur t’i vidhnin pesë milionë lekë dhe ajo i ka kapur ata. Sipas gjykatës një ballafaqim në këtë rast, midis Petrit Gogës dhe kunatës së tij, do të nxirrte në pah, të vërtetën, e cila mund të konsiderohet edhe si një nga burimet e mosmarrëveshjeve, të cilat mund të kenë determinuar pasojën tragjike të sipërcituar. Më tej, gjykata pohon në vendim se vlerëson faktin se do të ishte rezultat i një hetimi të plotë dhe një qëndrim juridik i motivuar edhe pyetja e fëmijës së mitur të çiftit, Goga, i quajtur Fadil Goga, i cili pranohet nga disa deklarues se ka qenë nga të vetmit që mund të ketë parë skenën e ndodhur, dhe nën asistencën e një psikologu, ai mund të hedhë dritë mbi ngjarjen e ndodhur.
Gjykata, akuzës: Nuk është vetëvrasje
TIRANE - Në vendimin e shpallur pak kohë më parë Gjykata e Tiranës argumenton se, Prokuroria duhet të kryejë veprime të tjera procedurale para se të dalë me një konkluzion për vrasje apo vetëvrasje të 28-vjeçares Mimoza Goga. Sipas gjykatës, rezulton nga dokumentacioni se familjarët e Mimozës në mënyrë të shprehur, dhe mbi bazën e dyshimeve të qëndrueshme, kanë kërkuar të hetohet si autore e dyshuar e ngjarjes, F. Goga, kunata e të ndjerës. Por edhe pse Prokuroria pohon se kjo është pyetur disa herë, gjykata evidenton mungesën e kryerjes së ballafaqimeve midis saj dhe Petrit Gogës, bashkëshortit të Mimozës, si edhe familjarëve të saj dhe të tij. Në vendim gjykata pohon se: “Arrihet në këtë përfundim, pasi rezulton fare qartë, se e ndjera dhe F.Goga, kanë pasur mosmarrëveshje tejet të ashpra, të cilat janë pasuar me rrahje, gjakosje midis tyre, kërcënime, ndërhyrje të policisë e të familjarëve, mosmarrëveshje, që mund të jenë manifestuar edhe ditën e ngjarjes”. Gjykata ka vlerësuar edhe deklarimet e Kristina Berberit, motrës së viktimës, e cila ka parashtruar se e motra e saj ka qenë tejet e shqetësuar dhe frikësuar të shkonte në shtëpi, për një arsye familjare shumë të ndjeshme, në lidhje me një fëmijë të mitur, që më pas i ka vdekur të dyshuarës si autore krimi, F. Goga. Madje, kjo ndodhet e dokumentuar në dosjen hetimore në bazë së të cilës Prokuroria ka vendosur pushimin e akuzës. Më tej, gjykata argumenton se duhet të pyeten policët e zonës, të cilët rezulton të kenë dijeni rreth ngjarjeve të vazhduara mes kunatave. Po kështu një fqinjë e tyre ka dëshmuar se vete ajo ka qenë prezente kur dy kunatat janë rrahur dhe gjakosur në rrugë dhe ndërhyrja e saj i ka ndarë. fa.ma.