E Shtunë, 31 Tetor 2026

ENEL: Pse u tërhoqëm nga privatizimi i OSSH-së

Për herë të parë, italianët e ENEL-it sqarojnë arsyen e largimit të tyre nga privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. "Kërkuam disa kritere para se të hynim në tender, gjë që nuk u realizua. Donim të sqaronim disa tregues me Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas do të garonim në tender, por u tërhoqëm pasi nuk na u dha ajo që kërkuam", tha Mikele Porri, drejtori i projektit të TEC-it me qymyr në Shqipëri. Gjatë zhvillimit të tenderit në fillim të tetorit për privatizimin e 76 për qind të OSSH-së, italianët e ENEL-it nuk paraqitën ofertën e duhur, duke humbur garën me çekët e CEZ. ENEL i ka shërbyer për disa vite KESH-it në drejtim të përmirësimit të menaxhimit për rritjen e të ardhurave dhe uljen e humbjeve teknike. OSSH po shitet për 102 milionë euro, ndërsa kontrata me CEZ do të firmoset në dy javët e para të muajit shkurt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›