E Shtunë, 31 Tetor 2026

ENEL, interes për privatizimin e KESH

Kompania italiane në sektorin energjetik, ENEL, ka shprehur interesin për të marrë pjesë në privatizimin e KESH-it. Gjatë takimit të zhvilluar me Kryeministrin Berisha, administratori i kësaj kompanie, Fulvio Konti, prezantoi projektin për ngritjen e një TEC-i me kapacitet nga 600-1400 megavat në zonën e Porto Romanos. Gjithashtu, përfaqësuesit e grupit ENEL i paraqitën Kryeministrit Berisha projektin për ndërtimin e një porti në zonën e Porto Romanos. Delegacioni i ENEL, përveç interesit për privatizimin e KESH-it, ofroi bashkëpunimin në realizimin e projektit afatgjatë bërthamor. Vizita e përfaqësuesve të kompanisë ENEL bëhet në vazhdën e vizitave të mëparshme, që përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë bërë në Shqipëri për finalizimin e projektit për ndërtimin e TEC-it.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›