Sekuestrohen 145 kg drogë në Itali, pranga dy shqiptarëve
Një sasi e madhe droge, që dyshohet se vinte nga Shqipëria, është sekuestruar nga autoritetet italiane, të cilat pohojnë se trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë ka rinisur sërish. Në pranga kanë rënë dy shqiptarë. "Guardia di Financa e Leçes ka zbuluar dhe sekuestruar 145 kilogramë lënde narkotike të llojit marijuanë, që mendohet se ka mbërritur në Itali me një gomone nga Shqipëria", bëri të ditur agjencia italiane e lajmeve, "Ansa".
Nga ana tjetër ka reaguar edhe policia shqiptare, e cila ka deklaruar se ende nuk është vërtetuar që droga shkonte nga Shqipëria në Itali. Madje, policia shqiptare shtoi se lidhur me sekuestrimin në shtetin italian të një sasie prej 145 kg lëndësh narkotike marijuanë, si dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, nga Policia e Shtetit është marrë kontakt menjëherë me autoritetet policore të "Guardia di Financa në Leçe", të cilët e kanë konfirmuar këtë arrestim.
"Nga punonjësit e Guardia di Financa në Leçe, në lokalitetin Torre dell‘Orso, Melendugno, 20 km larg qytetit, në kuadër të aktiviteteve represive në fushën e lëndëve narkotike, janë sekuestruar rreth 145 kg marijuanë", mësohet se ka deklaruar policia italiane për homologët shqiptarë. Më tej ata kanë shpjeguar se kjo sasi e lëndës narkotike është gjetur e fshehur në një pyll me pisha. Madje, gjatë operacionit janë arrestuar dhe dy shtetasit shqiptarë, Fiodor Mezuraj, 30 vjeç, nga Vlora dhe Arjon Zholi, 23 vjeç, nga Tepelena.
"Vlen të theksohet se as gjatë komunikimit zyrtar me autoritetet policore të Guardia di Financa në Leçe dhe as në njoftimin për shtyp të bërë publik prej tyre, nuk është konfirmuar fakti që sasia e lëndës narkotike të jetë trafikuar me gomone nga Shqipëria", deklaroi zyrtarisht Policia e Shtetit. Sipas policisë shqiptare, autoritetet italiane nuk kanë sekuestruar ndonjë mjet lundrimi që mund të kishte shërbyer për trafikimin e lëndës narkotike të sekuestruar.
Më tej është shpjeguar se dy të arrestuarit janë klandestinë shqiptarë, të cilët nuk disponojnë dokumentacion për qëndrim të rregullt në Itali. Ata mendohet se janë dy personat që e kanë dërguar drogën deri në vendin ku u kap. Sipas specialistëve italianë, vlera e drogës mendohet se arrin në 800 mijë euro. Pavarësisht se policia italiane nuk e ka cilësuar se nga vinte droga e sekuestruar, gjithë mediat italiane kanë shkruar që ajo dyshohet se kishte origjinë shqiptare.
Ndërkaq, veç drogës së djeshme, policia shqiptare ka reaguar edhe për drogën e kapur disa ditë më parë në të njëjtën zonë. "Sqarojmë se edhe për ngjarjen e datës 21 gusht 2009, ku janë kapur rreth 250 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, nga autoritetet italiane është konfirmuar zyrtarisht se gomonia e kapur në brigjet italiane është nisur në të njëjtën ditë nga Italia me destinacion bregun shqiptar, ku ka marrë sasinë e lëndës narkotike dhe është kapur në kthim për në Itali", detajoi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke shtuar se në të dyja rastet nga policia shqiptare kanë filluar verifikimet dhe po bashkëpunohet me autoritetet italiane për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve. Madje, droga e datës 21 gusht mendohet se është marrë në brigjet e Vlorës, e kjo ka qenë edhe një ndër arsyet e shkrirjes së drejtorisë rajonale të kufirit në këtë qark.