Ndërpritet puna për linjën e interkonjeksionit me Malin e Zi
Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi rrezikon seriozisht të mbetet e papërfunduar. Ndonëse projekti ishte llogaritur të përfundonte në korrik të këtij viti, shkak për bllokimin e punimeve janë bërë banorët e disa zonave në veri të Shqipërisë ku është menduar të kalojë linja. Banorët nuk kanë rënë dakord me vlerën e shpronësimeve dhe e konsiderojnë si të dëmshme për shëndetin e tyre rrezet që do të shpërndahen prej linjës së tensionit të lartë. Konkretisht bëhet fjalë për fshatrat Hot i Ri në Shkodër, Gadrec, Pepaj dhe Linaj në Malësi të Madhe. Banorët e këtyre zonave për momentin janë bërë pengesë për vazhdimin e punës. Më problematike situata mbetet në Komunën e Kastratit, ku banorët të revoltuar kërkojnë që shteti të bëjë dëmshpërblimin e plotë, nëse kërkon të kryejë investimin.
Një nga banorët e fshatit Pepaj, Zef Gjonaj, duke folur për gazetën shprehet se: "Ne nuk themi që ky investim të mos bëhet, por kërkojmë që shteti të na vlerësojë dëmin që bën, pasi akoma nuk ka një vlerësim të hapësirës që merr në pronat tona. Rrëzë shtëpive kalon një linjë e tensionit të lartë, 400 kilovolt, që përveç rrezatimit që lëshon i bën shtëpitë tona të pabanueshme. Kërkojmë nga shteti që të bëjë zgjidhjen e duhur, duke na dhënë mundësi të ndërtojmë shtëpi në një distancë të mjaftueshme nga linja e tensionit të lartë, ose ta zhvendosë këtë linjë larg shtëpive". Sipas tij, një tjetër problem është fakti se tokat ku jetojnë, nuk janë regjistruar asnjëherë në kadastër dhe kjo nxjerr probleme serioze në vlerësimin e dëmshpërblimit. "Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, atëherë do të vazhdohet të mbahen të bllokuara punimet. Linjat e tensionit të lartë janë tepër të dëmshme me rrezatimet që lëshojnë. Këtu pranë kalon dhe një linjë e tensionit të lartë dhe pothuajse të gjithë banorët e zonës kanë probleme shëndetësore", thotë Gjonaj.
Ndërkohë, banorët e Komunës së Kastratit kanë kërkuar pezullimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të të gjitha detajeve në lidhje me shpronësimet, me qëllimin që të mos krijohen situata të ndërlikuara mes banorëve dhe firmës zbatuese. Reagimi i banorëve ka ardhur jo vetëm nga fakti i moskompensimit, por edhe nga frika e ripërtëritjes së ngjarjes së ndodhur pak kohë më parë në një fshat tjetër pranë tyre, ku nga shkëndijat që nxirrnin telat e tensionit të lartë morën flakë pemët duke rrezikuar banesat dhe jetën e banorëve, të cilët për disa net u detyruan të flenë jashtë. Në këtë zonë humbi jetën dhe një elektricist në përpjekje për të riparuar defektin në linjën e tensionit të lartë.
Fillimi i punimeve për linjën e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi u inaugurua nga Kryeministri Sali Berisha dy vjet më parë, në shtator të vitit 2007 dhe punimet ishin parashikuar që të përfundonin më 24 korrik të vitit 2009. Por shpronësimet duket se do krijojnë probleme serioze në ecurinë e punimeve të këtij projekti që po financohet nga KFW gjermane dhe ka një vlerë prej rreth 41.7 milionë eurosh.