E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen nënstacioni, Gjirokastra mbetet pa drita

Digjet nënstacioni elektrik, Gjirokastra zhytet në terr. Ka qenë ora 14:00 e ditës së djeshme kur një shkëndijë elektrike ka bërë që flakët të përfshijnë nënstacionin e vjetër dhe për pasojë gjithë rrjeti elektrik ka dalë jashtë funksionit brenda pak minutash. Energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë rrethin e Gjirokastrës dhe me gjithë përpjekjet për rivënien në funksionim të rrjetit të vjetër, qyteti i Gjirokastrës dhe një pjesë e madhe e komunave kanë vuajtur mungesën e energjisë për disa orë. Dega e OSSH-së nuk ka nxjerrë një shkak zyrtar për situatën e krijuar, por mendohet se arsyeja duhet gjetur te rrjeti i amortizuar, i cili nuk ka arritur të përballojë ngarkesën. Disa brigada kanë punuar për rregullimin e defektit, por me gjithë përpjekjet energjia ka munguar deri në orët e mbrëmjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›