E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqyrtimi i ankesës, brenda 25 ditëve

Tjetër debat ka përfshirë Komisionin e Ekonomisë, sa u takon afateve dhe pagesës për trajtimin e ankesave. Deputeti i PD-së në komision, Uldedaj, ka sugjeruar një seleksionim më transparent për ankesat, të cilat duhet të marrin një përgjigje paraprake nëse janë të vlefshme apo jo, e më pas të shkohet te pagesa. "Këtë sugjerim e kemi përfshirë në ligjin e ri, ku thuhet se biznesit i kërkohet që brenda 48 orëve të përpilojë një ankesë më të saktë, në rast se është e pavlefshme. Pagesa bëhet vetëm nëse ankesa nis të shqyrtohet nga Komisioni i Agjencisë së Prokurimeve, i cili duhet të marrë një vendim brenda 25 ditëve", u përgjigj Cankja. Sipas saj, afati konsiderohet tepër i shkurtër dhe nuk shkakton kosto për biznesin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›