"Pse duhet të paguajë biznesi për t‘u ankuar"
Biznesi që gjykon se në tender ka pasur padrejtësi, atëherë do t‘i duhet të paguajë për të ankimuar çështjen. Në rast se fiton të drejtën, atëherë i kthehen paratë nga enti kontraktues. Nëse humb ankimimin, humb edhe paratë. Të tjera detaje dalin nga projektligji "Për prokurimin publik", i diskutuar dje në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat. I gjithë ndryshimi bëhet për të selektuar ankesat e panumërta pranë Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), trajtimi i të cilave vonon lidhjen e kontratave dhe fillimin e punimeve. Gjatë raportimit në komision, kryetarja e APP-së, Klodiana Cankja, dha arsyet e futjes së pagesës në procesin e ankimimit. Sipas saj, numri i ankesave është tepër i lartë dhe të palogjikshme, duke na penguar të marrim vendime në kohë. "Nga praktika e punës del se ankesat përqendrohen në fundin e vitit, kur mbyllet buxheti. Kjo për shkak të atyre bizneseve që kërkojnë të manipulojnë procesin vetëm për të arritur qëllimin abuziv", tha Cankja. Komisioni i Ekonomisë trajtoi dhe pjesë të tjera të projektligjit, si ngritjen e Komisionit në Agjencinë e Prokurimeve, apo ndryshimin e disa termave që nuk saktësonin përmbajtjen e nenit.
Standardet e reja
Shefja e APP bëri një panoramë të gjerë të situatës së tenderëve në vend, duke evidentuar fakte tepër shqetësuese. "Para katër viteve, ankesat e biznesit ishin nga më absurdet dhe në numër të lartë. Për të frenuar fluksin, futëm në procedurë plotësimin e formularit, për të kuptuar më mirë shkakun e ankesës. Por edhe në këtë pikë nuk gjetëm zgjidhje. Në këto kushte pamë të arsyeshme futjen e pagesës për ankesat e biznesit", tha Cankja. Në këtë pikë ndërhyn anëtari demokrat i komisionit, Gjok Uldedaj, i cili pyeti nëse "pagesa do të pengonte biznesin të ankohej". Për kryetaren e APP-së, procedura nuk do të sjellë asnjë pengesë, madje rrit transparencën dhe cilësi më të lartë në punët dhe shërbimet publike. "Dua të sqaroj se atij biznesi që i del i drejta e pretenduar pas ankimimit, do t‘i kthehen paratë e paguara. Pra, kush pretendon për padrejtësi në tenderë le të shfaqë prova konkrete. Pagesa nuk sjell pengesë për arritjen e qëllimit, pasi i kthehet pas. Këtu e gjithë çështja lidhet me subjekte private që ankohen qëllimisht për të manipuluar procesin e tenderit", vijoi sqarimin shefja e APP-së. Një tjetër pikë e rëndësishme e ligjit të ri është kujdesi që duhet të tregojë vetë shteti. "Në rast se biznesi e fiton çështjen në ankimim, atëherë paratë ia kthen enti kontraktues, i cili mban përgjegjësi për shkeljet në tender", theksoi Cankja. Më tej, Komisioni i Ekonomisë u njoh edhe me formën e pagesës dhe masën e saj, e cila do të jetë në bazë përqindje mbi fondin limit. Ligji i ri sqaron se pagesa do të kryhet nga biznesi vetëm nëse ai kërkon të dërgojë çështjen në Komisionin e Prokurimit Publik, pra shkalla e dytë e ankimimit, e cila hyn në lojë pas moszgjidhjes së çështjes nga enti kontraktues (shkalla e parë).