KLSH, "presion" për fondin limit
Kontrolli i Lartë i shtetit është bërë objekt kryesor debati kur është trajtuar çështja e ofertave në fondet limit të tenderëve. Diskutimin e nisi kryetari i komisionit, Edmond Spaho, i cili ngriti shqetësimin e ofertave tepër të ulëta në projektet publike. "Kam një bindje që një rrugë me fond limit 320 milionë lekë, nuk mund të ndërtohet për 200 milionë lekë, ose dalim te cilësia e dobët", tha Spaho. Në praktikën e përditshme shpallen fitues ato firma private që ofrojnë koston më të ulët në ndërtimin e një objekti publik. Të paktën kështu e thotë ligji, që i cili sqaron edhe rastet kur oferta paraqitet tepër e ulët. "Pavarësisht se ligji nuk i jep të drejtë 100% ofertës më të ulët në tender, entet kontraktore shpallin fitues pikërisht çmimin më të lirë. Kjo ndodh nga frika e ndëshkimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili vazhdon me parimin "fiton oferta me fondin limit më të ulët". Për fat të keq, kjo situatë do të vazhdojë dhe për ca kohë, derisa të gjendet një zgjidhje", vijoi sqarimin Cankja.