E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: Çmimet i llogaritëm mbi kosto, jo mbi fitimin e kërkuar nga kompanitë

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Bujar Nepravishta, mbrojti dje vendimin mbi çmimet në dy anë: nga njëra anë qenë protestat për rritjen, dhe nga ana tjetër qenë protestat e kompanive për rritjen më të vogël nga sa qe kërkuar. Sipas Nepravishtës, termocentrali i Vlorës dhe humbjet e energjisë në nivele alarmante kanë detyruar rritjen e çmimeve të shitjes për vitin që vjen. Kreu i Entit Rregullator shpjegoi arsyet që ndikuan në vendimin për rritje mesatare të çmimeve në masën 13 për qind për konsumatorët e energjisë.

"Në rast se në një vit të caktuar çmimi i energjisë elektrike del i lartë, atëherë ERE ka të drejtë që t‘i propozojë OSSH-së që për të mos rënduar konsumatorët, çmimi të pjesëtohet në dy pjesë, për një vit të lihet një pjesë dhe pjesa tjetër të kompensohet në vitin pasardhës, ose në vitet e tjera pasardhëse, në bazë të marrëveshjes midis palëve" u shpreh kreu i ERE.

Bujar Nepravishta tha se çmimet e reja morën për bazë kostot që ka kompania, dhe jo fitimin e kërkuar prej saj. Detyrimet financiare të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe rritja e kostove të prodhimit vendas të energjisë ishin ndër faktorët kryesorë që sollën dhe rritjen e çmimeve për konsumatorët fundorë. I thirrur për të raportuar mbi vendimin e marrë për çmimet e shitjes së vitit të ardhshëm, kryetari i ERE-s ka shpjeguar faktorët që ndikuan në rritjen e çmimeve. Futja në rrjet e energjisë së prodhuar me kosto të lartë nga Termocentrali i Vlorës ka dhe pjesën kryesore të çmimeve të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›