ESHTRAT E NËNË TEREZËS. Qeveria indiane: Kërkesa e qeverisë shqiptare është e pandershme
Deklarata e kreut të qeverisë, Berisha, shkakton polemika dhe reagime në Indi. Politikanë, zyrtarë dhe intelektualë me nam në Indi e quajtën absurde kërkesën
India nuk e fsheh indinjatën e saj të thellë dhe iritimin ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha mbi kërkesën për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Tiranë. Qeveria shqiptare ende nuk i ka bërë një kërkesë zyrtare Indisë, por në një konferencë për shtyp pak ditë më parë, Berisha deklaroi se planifikonte që eshtrat e Nënë Terezës të kthehen në atdhe gushtin e ardhshëm, kohë që përkon dhe me 100-vjetorin e lindjes së saj. Mediat indiane citojnë zyrtarë të lartë të qeverisë së këtij vendi, zyrtarë të Misionit bamirës të Nënë Terezës si dhe intelektualë e akademikë, të cilët e quajnë të pandershme dhe të papërshtatshme kërkesën e shqiptarëve. Misionari i misionit humanitar “Nënë Tereza”, prifti salesian Robin Gomes, thotë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë për transferimin e eshtrave të Nënë Terezës në vendin e saj të lindjes dhe nuk mund të komentojë.
Reagimi
Por shton se drejtuesit e Urdhrit të Nënë Terezës nuk do të ishin dakord për kërkesën e transferimit të eshtrave jashtë varrit të saj, i cili është i vendosur në një dhomë në bodrumin e Shtëpisë së Nënë Terezës. “Nuk do të ishte e ndershme të lëvizen eshtrat nga ai vend”, - thotë Gomes duke shtuar se megjithëse nobelistja është shqiptare, kërkesa nuk është e përshtatshme. Ai gjithashtu vërejti se qëkur Nënë Tereza ishte një shtetase indiane, qeveria nuk do të pajtohej për kërkesën për transferim jashtë vendit.
Reagon dhe qeveria indiane. Në një deklaratë të publikuar të dielën shkruhet se ajo pritet të konsultohet përpara se qendra të marrë një vendim përfundimtar. Motra Christie, zëdhënëse për misionaret e bamirësisë, nuk pranoi të komentojë duke thënë se askush nuk kishte rënë në kontakt me organizatën në lidhje me këtë çështje.
Qeveritarët
Sekretari i Brendshëm në qeveri thotë: “Është shumë e vështirë që Qendra t’i kërkojë qeverisë së shtetit të dërgojë mbetjet në atë vend”. Intelektualët, në anën tjetër, reagojnë ashpër mbi një kërkesë të tillë nga qeveria shqiptare. "Për sa kohë që ata ishin komunistë, nuk e pranuan Nënë Terezën. Tani ata vijnë me këtë kërkesë. Ajo letër duhet të hidhet në shportat e mbeturinave”, - tha Sunil Gangopadhyay, presidenti i Akademisë së Sahitya. Edhe regjisori Gautam Ghosh gjithashtu shprehu ndjenja iritimi: "Është poshtërsi. Nënë Tereza punoi gjithë jetën e saj në Kalkuta dhe ishte një shtetase indiane. Si mund të pretendojnë ata tani?! Është e çuditshme që kjo të jetë një kërkesë zyrtare", - tha ai.
Qeveria vendosi të kthejë në Shqipëri eshtrat e mbretit Ahmet Zogu, ndërsa premtoi kthimin e eshtrave dhe të Fan Nolit dhe Mit'hat Frashërit.
Deklarata
“Jam sot para jush për të njoftuar opinionin se qeveria shqiptare do të krijojë një komision qeveritar shtetëror për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të mbretit të parë të shqiptarëve në kohërat moderne, Zogut I dhe anëtarëve të familjes mbretërore”. Kështu e nisi katër ditë më parë konferencën për shtyp kreu i qeverisë, Sali Berisha. I pyetur se si kishte arritur qeveria në këtë vendim ndërsa janë edhe eshtrat e shumë personaliteteve të tjera të planifikuara për t’u kthyer në atdhe, Berisha këtë vendim e justifikoi me peshën e veçantë dhe rolin historik të mbretit Zog. “Së pari, mbreti është mbreti, autoriteti suprem shtetëror i vendit. Ky proces do të ketë të gjitha nderimet dhe kujdesin shtetëror që i takon mbretit të parë të shqiptarëve në kohërat moderne. Qeveria ime do të bëjë të gjitha përpjekjet që personalitetet e mëdha të kombit të prehen në vendin e tyre. Ne kemi filluar negociatat dhe po negociojmë me qeverinë e Indisë dhe do t’i intensifikojmë gjatë këtij viti këto negociata, në mënyrë që, po të jetë e mundur, në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, të rikthejmë eshtrat e saj dhe ajo të prehet në Shqipëri. Ju theksuat Nolin dhe Konicën, dy burra të mëdhenj të kombit. Në vitet ’90 qeveria ime solli eshtrat e poetit, shkrimtarit, diplomatit, atdhetarit të shquar Faik Konica dhe ai prehet, së bashku me vëllezërit Frashëri, në Kodrat e Liqenit. Por ju keni të drejtë, nuk janë sjellë në vend eshtrat e Nolit”, - deklaroi Berisha.
Biografia e Nënës Terezë
Lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Ishte më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, e cila u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze. Në moshën 18-vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Në Kalkutë arriti më 6 janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën “St.Mary” për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Më 17 gusht të 1948-ës veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu, për të hyrë në botën e të varfërve. Mori shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga çmimi indian “Padmashri”, në vitin 1962, për të vijuar me çmimin e rëndësishëm “Nobel” për Paqen, më 1979-n, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Ajo vdiq më 5 shtator 1997, me ç’rast qeveria e Indisë e nderoi me funeralin e shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë - Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Më 20 dhjetor 2002, Papa Gjon Pali II miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.
13 Tetor 2009