E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pret ambasadorin e Norvegjisë



Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, priti dje ambasadorin e Norvegjisë nё Tiranё me rezidencё në Prishtinë, z. Sverre Johan Kvale. Gjatë këtij takimi kortezie, të dyja palët vlerësuan marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Norvegjisë dhe shprehën vullnetin e ndërsjellë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes reciprok. Pas vlerësimit të progresit të bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, ambasadori Kvale rikonfirmoi mbёshtetjen e fuqishme tё Norvegjisë për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit euroatlantik dhe ofroi bashkёpunim në fushat e arsimit, promovimit të turizmit dhe në drejtim thithjes së investimeve norvegjeze në Shqipëri. Meta nënvizoi vullnetin e qeverisë shqiptare për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Norvegjinë dhe e ftoi ambasadorin Kvale të jepte ndihmesën e tij për promovimin e imazhit të Shqipërisë mes komunitetit të investitorëve dhe turistëve norvegjezë.

13 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›