PS: Hyjmë në Kuvend në rast se miratohet projektligji i qytetarëve
Në rast se maxhoranca do të rrëzojë projektligjin, PS-ja do të vijojë bojkotin. Lëvizja taktike e selisë rozë synon t’i ofrojë asaj garanci ligjore për hyrjen në Kuvend
Shaban Sulçe
Iniciativa e Partisë Socialiste për të kërkuar hetimin e zgjedhjeve me anë të një projektligji të firmosur nga 20 mijë zgjedhës përbën një tjetër kusht thelbësor të PS-së për hyrjen në Kuvend. Shqyrtimi dhe miratimi i këtij projektligji nga ana e Kuvendit dhe maxhorancës do të ishte garancia e fortë ligjore që do të ndërpriste menjëherë bojkotin dhe do të rikthente Partinë Socialiste në Kuvend. Nga ana tjetër, rrëzimi i këtij projektligji do të sillte pambarimisht vazhdimin e bojkotit të Kuvendit nga deputetët socialistë. “Në rast se shqyrtohet dhe miratohet projektligji që do të propozohet me firmat e 20 mijë zgjedhësve, ne do të hyjmë menjëherë në Kuvend. Në të kundërt, bojkoti do të vazhdojë edhe më gjatë”, - thanë burime nga Partia Socialiste.
Kushtetuta
Partia Socialiste ka shfrytëzuar më së miri përmbajtjen e Kushtetutës dhe konkretisht Nenin 81 të saj, i cili thotë: “Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës”. Pikërisht për këtë arsye, selia rozë ka nisur aksionin politik ku ka ftuar qytetarët që të firmosin projektligjin që kërkon hapjen e kutive të votimit dhe hetimin e pakufishëm të çdo pretendimi vendas apo të huaj, për parregullsitë dhe manipulimet e ndodhura në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjatë protestës së ditës së shtunë përpara Kryeministrisë, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të firmosin këtë projektligj, pasi është një e drejtë e tyre kushtetuese, që ka për qëllim respektimin e të drejtës së tyre për të votuar dhe për të zgjedhur lirisht.
Garancia
Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor apo të projektligjit që synon hetimin e zgjedhjeve duhet të bëhet në Kuvend me firmat e të paktën 28 deputetëve. Por, për të realizuar një gjë të tillë, Partia Socialiste do të ishte e detyruar që të ndërpriste bojkotin, sepse deputetët e saj duhet të hynin në Kuvend për të firmosur dhe për të depozituar kërkesën. Për më tepër, socialistët panë një ftesë të pasinqertë nga ana e kryeministrit Berisha, i cili tha se do t’i jepte shumicën opozitës në komisionin hetimor parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, por pa hapur kutitë e votimit. Kjo solli reagimin mjaft të ashpër të kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili tha se PS-ja nuk mund të pranojë devijimin e objektit të hetimit në këtë komision hetimor. Pikërisht për këtë arsye, Partia Socialiste zgjodhi të ndjekë një rrugë taktike, e cila do t’i krijojë “luksin” për të pasur garanci ligjore me anë të projektligjit që do të firmoset nga 20 mijë zgjedhës. Miratimi i këtij projektligji, përveçse do të plotësonte kërkesat e PS-së për hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit, do të blindonte “ligjërisht” objektin e komisionit hetimor parlamentar.
PS, protesta e radhës, në qytetin e Shkodrës
Protesta e Partisë Socialiste dhe opozitës për hapjen e kutive të votimit pritet të zhvendoset në qytetin e Shkodrës. Socialistët dhe partitë opozitare duket se kanë zgjedhur qytetin kryesor të Veriut të vendit për të zhvilluar protestën e ditës së shtunë. Arsyeja e kësaj proteste ka lidhje me faktin se në qarkun e Shkodrës, Partia Socialiste pretendon se i është grabitur një mandat për shkak të vjedhjes së votave. Po në këtë qark pretendohet se i është grabitur një mandat deputeti, për të njëjtin shkak, edhe Partisë Demokristiane. Madje, kjo e fundit, nëpërmjet një grupi të posaçëm, arriti të siguronte dhe të bënte publike fakte tronditëse të grabitjes së votave nga ana e komisionerëve në qarkun e Shkodrës gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 qershorit.
Përmbajtja e Kushtetutës
Kushtetuta, Neni 81
1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës.
2. Miratohen me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit:
a) ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta;
b) ligji për shtetësinë;
c) ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore;
ç) ligji për referendumet;
d) kodet;
dh) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme;
e) ligji për statusin e funksionarëve publikë;
ë) ligji për amnistinë;
f) ligji për ndarjen administrative të Republikës.
13 Tetor 2009