ETJA PER PUSHTET DHE PERGJEGJESIA QEVERISESE
Qyshkur shkëmbi prej graniti na u thërrmua një ditë në guriçka, apo guralecë, me të cilat zëmë e qëllojmë njëri-tjetrin për hobi, them se i ka ardhur fundi tahmasë sonë për të glorifikuar veten. Mjaft i morëm me të mirë të këqijat tona, duke u bërë gazi i botës. Nëse ka një realitet të tejmbushur me bëmat "alla shqiptarçe", ku manifestohen veset dhe ligësitë tona të shfrenuara, ky është pushteti, me flamën e vet "etja për pushtet". Ndonëse krijimi i shtetit daton vonë, të dalldisurit i turren pas fronit aq të babëzitur, sa kthehen në demonë të shpresave tona. Dhe të zinjtë njerëz, që, i nxjerrin babaxhanët nga vetja në ekstazën e brohoritjeve, tromaksen tek i shohin të shpërfytyruar prej harbimit pushtetor. E të zhgënjyer thonë: "Po kur u bë dhe ky?!" Duke harruar se në bërjen e tij kanë dhënë mbështetjen e tyre, pasi kanë hequr qafesh me zell njeriun që u duhej. Kjo histori është bërë e rëndomtë në jetën e këtij vendi, që duket sikur ndryshon, por veçse përsërit veten në telashet e përhershme me zullumqarët.
Nëse ka një realitet ku ne duhet të manifestojmë vlerat tona të pretenduara, kjo është "përgjegjësia qeverisëse", dhunti e "apostujve" që duan të bëjnë hajër në vendin e tyre të bekuar. Të mos harrojmë se ka ende zona, që qeverisen me kanunin e hershëm të Lekë Dukagjinit. Të mos harrojmë se njerëzit me pushtet sillen rëndom si të parë vendi, pavarësisht se ngjasojnë me qytetarë të dorës së dytë. Të mos harrojmë se nga keqqeverisja kemi humbur shumë kohë dhe shanse. Dhe më e keqja kemi bastarduar veten. Kujtoni malësorin legjendar të Migjenit se si dridhej para zyrës së shtetit për një kokërr misër. Kujtoni litarët e anijeve të eksodit se si kacavirreshin. Kujtoni një arkivol tek shëtitej në bulevard duke kërkuar kokën e një Kryeministri.
Nëse gjer dje, kemi humbur për shkak të të tjerëve, pra, të të huajve: qofshin këta fqinjë shovinistë, perandori, apo kancelari dashakeqëse, sot, ka vetëm një shans: të humbasim nga vetja. Sepse Shqipërisë nuk i ka ndritur ndonjëherë fati, se sa në këtë shekull. E mira jonë kurrë nuk ka pasur kaq shumë përkrahje dhe dashamirësi sesa sot. Ja pse "etjes për pushtet" duhet t‘i kundërvëmë "përgjegjësinë qeverisëse". Ambicies duhet t‘i vëmë fre me qëllimet e larta integruese e qytetëruese. Pasi vijmë nga këta paraardhës:
Noli: Me një popull ambicioz si yni, ku mijëra njerëz, në mos të gjithë, janë gati të bëhen mbretër, apo princër. Egoizmat e vogla, ja ç‘na prishin ne. Duam të jemi të tërë krerë.
Baldacci: U habita me numrin e madh të fshatarëve, që donin të thirreshin bej.
Konica: Aksh njeri, i cili s‘bën as për portier në ministri, se s‘ka kulturë dhe aftësi për këtë punë, guxon të kërkojë postin e ministrit dhe për çudi e merr atë.
Nuk mund të gjesh një truall më të begatë nga ky i yni, ku të harbojnë ëndrrat për karrierë dhe "etja për pushtet" të dominojë jetën tonë. Në prag fushatash kush nuk molepset prej saj! A jemi çliruar ne prej këtij deliri dhe prej këtyre zullumqarëve? E keqja është treguar me gisht prej kohësh, pse s‘kemi arritur të shpëtojmë prej saj? Vetëm "etje për pushtet" dhe skena makbethiane drejt fronit, po "përgjegjësia qeverisëse" që të shpërblen me begati dhe dinjitet?
Etja për pushtet
Pavarësisht se në Epos kreshnikët u mbyllën në shpellë, kapedanët vazhdojnë të shfaqen dhe sot e kësaj dite. Është disi paradoksale që, një vend i vogël, të vuajë nga kulti i individit, siç doli një mbret për qejf të tij, siç u idealizua një komunist që ulej këmbëkryq me popullin, dhe siç vihet re ende sot në liderë mitingjesh të sponsorizuara. Ishte bërë e udhës, që kapedanët ta ngrinin në qiell popullin "trim, punëtor, liridashës e heroik" dhe populli të mos reshtë së quajturi "legjendar, mësues të dashur, largpamës, të ndershëm, njësha". Në gjithë këtë qorollepsje stimulohet: verbëria, bindja, nënshtrimi. Duket sikur i gjithë populli u thotë kapedanëve të tij:"Lum na që ju kemi! Se ju lart e sillni ujin të kulluar dhe ne këtu poshtë e turbullojmë. Se kriza mund të preki çdo vend të botës, por, fal jush, te ne nuk pipëtin gjëkundi! Mprihe shpatën edhe njëherë për situatën për të hequr qafesh cilindo, që të bën hije!"
Pra, lirinë e tij sovrani ua lë ta administrojnë baballarët e kombit, që, në fakt, i lejojnë vetes gjithçka kundrejt kufizimeve dhe izolimit të shtetasve bujarë. Ndonëse shumë shekuj më parë një kryekapedan u thoshte: "Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush", sot pa pikën e zorit deklamojnë: "Të kisha thënë, o popull, që do të fus na NATO dhe të futa", pa dhënë llogari pse e zgjati kaq shumë me zullumet e tij!!!
Kësisoj, vjen një ditë, që, ky farë mileti (që nuk ndihet më popull), i mashtruar dhe i fyer turret duke sjellë katrahurën dhe zullumin. Gjithsesi, duke përjashtuar veten nga përgjegjësia për gjëmën e ndodhur, si të jetë thjesht një viktimë. Dhe më keq akoma pa nxjerrë mësime prej vuajtjeve të veta, që të kallin datën. Sikur me qenë një popull dritëshkurtër e me kujtesë të reckosur. Megjithëse historia shpesh ka dëshmuar për një popull, që ka bërë detyrën e vet. Me të drejtë Eqrem bej Vlora duke vënë në lojë sjelljen e parisë, ku përfshinte dhe veten, thotë se më 1920 në Vlorë, i vetmi që bëri detyrën e tij, ishte populli.
Edhe pse kapedanët humbasin pa nam e nishan, u vidhen syve përbuzës të njerëzve, kjo nuk i pengon ca të tjerë të kapardisen me të njëjtën yrysh, si "kuajt e hazdisur të së shkuarës", tashmë gardallë. Të rrëzuarit zënë e krekosen teksa tregojnë me gisht revanin e pushtetarëve të rinj. "Po këta qenkan si ne!"-ngushëllohen. Nuk mund të shlyej nga kujdesa disa "djem të urtë", që me t‘u veshur me pushtet demokratik, u bënë egërsira. Dhe në një kohë tjetër, populli vazhdon të brohorasë kapedanët e vet, që krekosen tribunave e podiumeve, sikur ajo që na ndodhi dje, t‘i përkiste një populli tjetër e të bëhej fjalë për Don Kishot të harruar. E gjitha kjo ndodh veçse prej manisë sonë glorofikuese, dukuri e trishtueshme e mendjelehtësisë sonë euforike. "Shkuam pas atyre, që nuk e dinin udhën", thotë i brengosur një poet.
Në historinë tonë kemi shumë shembuj të shëmtuar të "etjes për pushtet". Me të drejtë një ministër i perandorisë turke do të thoshte: Juve nuk u dolën kullotat e pafundme të perandorisë e jo më një çaire, ku do shqyeni njëri-tjetrin. Në fakt, i doli fjala.
Për momentin, më shfaqet në kujtesë, kasollja e ndarë në dy kolibe e një brigadieri në fushën e Myzeqesë. Në njërën anë mbaheshin veglat e punëtorëve, ndërsa në tjetrën ishte zyra e tij, me një karrige shkatrrinë dhe një tavolinë me mballoma dërrase. Ajo ishte zyra e gjithëpushtetshme e një trimoshi me autoritet butaforik. Dhe aq i gëzohej atij mjerimi, sa bëhej bishë për të mos e humbur. Dhe e gjitha kjo se pushteti de facto u përket ca njerëzve dhe de jure dukej sikur ishte i popullit. Shpenzohen energji të jashtëzakonshme për të kapur pushtetin, e shoqëruara kjo shpesh: me vrasje, burgosje dhe shuma të mëdha parash (mjaft prej figurave politike të së shkuarës, apo dhe të sotmes, akuzojnë njëra-tjetrën për financime të dyshimta në karrierën e tyre). Kësisoj të krijohet përshtypja se drejt pushtetit nuk mund të njihesh me "duar të pastra" dhe i panjollosur. Apo forma më e shëmtuar e veshjes me pushtet e pamfletizuar në shprehjen: "Hiq nga dhitë dhe bëj zabit", si forma më bajate e barbarizimit të shtetit të brishtë. Ja pse marrja e pushtetit shihet si një kurorëzim, dhe jo si një barrë e rëndë për të lehtësuar jetën e njerëzve. E vetmja mënyrë për t‘u ngritur mbi të tjerët, mbetet pushteti.
Dhe e gjitha kjo çfarë fature ka pasur për ne? Akuza e përhershme se shqiptarët s‘dinë të ngrenë shtet. Dhe kush: kjo racë, që prej shekujsh është tunduar prej pushtetit dhe ku nuk bëri karrierë marramendëse. Ndaj historianografët tanë të ekzaltuar zënë e përmendin me mburrje: kaq perandorë, vezirë, kryeministra, pashallarë i dhamë Romës, Bizantit, Turqisë...
Përgjegjësia qeverisëse
Siç shihet dhe siç e dimë të gjithë, "etja për pushtet" dominon pasionet dhe thith energjitë e të gjithëve. Nëse ka ardhur një kohë vërtetë për të ndryshuar, duhet ndryshuar se pari sjellja me pushtetin. Etjes së shfrenuar për pushtet duhet t‘ia zërë vendin përgjegjësia për të qeverisur. Mjaft më, ai që është lart i merr të gjitha, dhe ai që është poshtë pret se ç‘t‘i japin. Mjaft më me shfaqjen hijerëndë e të kapërdisur të shtetarit, që, bymehet, tek sheh shtetasit e tij të tkurren prej halleve.
I themi të gjitha këto, pasi iku koha kur "shekujt talleshin me ne", por çdo ditë e më shumë koha po punon për ne. Shqiptarët e akuzuar se s‘dinë të ngrenë shtet, dhe se s‘dinë të qeverisin, shansi ua solli që të kenë dy shtete (Shqipëri-Kosovë) dhe të jenë bashkëqeverisës në dy shtete të tjerë (Maqedoni, Mal i Zi). Shihni ç‘provë e ç‘përgjegjësi kemi para vetes! Dhe të mos harrojmë që në gjithë këtë hapësirë qeverisëse përfshihet një popullsi, që për nga numri, në shumë vende të botës, qeveriset thjesht nga një bashki. Shumë pushtet për të qeverisur pak njerëz. Në këto rrethana ne duhet të shfaqemi para botës me aftësi qeverisëse të standardeve perëndimore për të merituar bashkëjetesën evropiane. T‘i largohemi prijësit dhe t‘i afrohemi liderit, t‘u largohemi aparatçikëve dhe t‘u afrohemi teknicienëve, të mënjanojmë kapedanët dhe të respektojmë meritokracinë. Kësisoj mania për t‘u bërë, të kthehet në një pasion për të shërbyer. Nuk mund të ndërtohen politika të reja të nxitura nga "etja për pushtet", që të shtyn të vjedhësh votën, të diskriminosh kundërshtarin, të hedhësh në veprim falangën e zullumqarëve, të lejosh blerjen e shtetit prej bosëve të parasë, të degjenerosh zyrën e shtetit me gjithfarësoj halabakësh, apo në emër të "politikës së re" të pagëzosh modelet e vjetra.
Politika e re, që merr përsipër të sjellë ndryshimin, së pari duhet të ngjizet me "përgjegjësinë qeverisëse", larg magjistricave që paralajmërojnë hipjen në fron të despotëve. Në rast se nuk arrihet kjo, ne do të vazhdojmë të qeverisemi prej kapedanëve, përherë të aftë të veshin "kostumin e ri të kohës" duke bërë punët e babaqemos. Nuk mund të arrihet asnjë ndryshim i premtuar me pompozitet prej politikës, në rast se nuk ndryshohet, nuk qytetërohet, nuk kthehet në shprehi të ditës, e mbështetur në një kod të ri moral, e siguruar në standardet e botës së qytetëruar, "përgjegjësia qeverisëse" e shtetarëve tanë. Nuk mund të ketë kurrë një politikë të re, nëse nuk i vë për qëllim vetes të shpëtosh shtetin prej "etjes për pushtet" të kolltukofagëve, që dalin të fituar në çdo kohë, dhe gjer më sot i kanë fituar të gjitha betejat me novatorët apo reformatorët, me idealistët apo vizionarët. Ngrije çdo flamur në emër të së resë, ato janë të aftë ta bëjnë të tyren, dhe ta valëvisin për shtatë palë qejfe, si protagonistë të përparimit, si etër shpirtëror të botë së re, që gjer dje të luftonin si heretik. Dhe si përherë sojsëzët nëpërkëmbin sojlinjtë.
Shihni se ç‘ka vënë re një historian amerikan i kohës sonë, Bernd J. Fischer, në librin e tij për kohën e Zogut: "Në rastet kur një nëpunës i lartë fillonte të gëzonte njëfarë simpatie në ambientin ku punonte, ky transferohej diku ose pushohej nga puna" f.172. Le të më thotë dikush se në monizëm ishte ndryshe, dhe se sot në pluralizëm respektohet meritokracia, ku i devotshmi i partisë të mos ia hajë kokën vizionarit, ku rrozhgoja të mos e vërë përpara të fismin?
Më ka tërhequr vëmendje një konstatim i Ben Blushit në ambientin e tij rozë, nga ku pritet të marrë udhë Politika e Re: "Kam parë ish-komunistë dogmatikë, të cilët, me sa duket, duke humbur çdo kauzë janë kthyer në kundërshtarë të gjithçkaje, që nuk e bëjnë dot, apo nuk e ndalin dot". Kush na siguron se këta dogmatikë, të ndezur nga "etja për pushtet" nuk i shohim një ditë në krye të punëve duke përvetësuar fitoren e të tjerëve? Nga psherëtima e Blushit të kalojmë te piskama e Ramës: "Në Atdheun tonë nuk duhet të dështojë askush për shkak të gjinisë, fesë,
krahinës, minoritetit apo përkatësisë politike. Sot, për fat të keq, janë të shumtë ata që nuk arrijnë të japin gjithçka munden, për shkak se rëndom aftësia shpërfillet dhe merita nuk respektohet". Këta të shumtë që u shpërfillet aftësia dhe merita, a rrezikohen përsëri prej skifterëve të pushtetit, që dinë t‘i gjuajnë ofiqet? Një gjë dihet, që punët e mëdha nuk bëhen me njerëz të vegjël. Por bretkosat të fryra nga etja për pushtet mezi presin ditën e fitores, që të shfaqen me përmasat e buallit.
Po bashkëngjis këtu dhe një ankesë të hershme të Nolit: "Shoh një popull plot vitalitet në Shqipëri, plot trimëri, plot me të pastajme, me instinkte të shëndetshme dhe të virgjëra, dhe shoh të vetëthënit krerë anemik, pa ndonjë ide. Dhe për çudi asnjë prej krerëve të sotëm nuk është i bukur. Dhe të gjithë shahen me njëri-tjetrin këta gogoleshë kombëtarë".
Të gjithë ankohemi, por kush do ta ndryshojë? Një popull premtues, siç shprehet Noli, dhe një kohë premtuese me përkrahjen ndërkombëtare, siç po ndodh, kërkon dhe një politikë premtuese.