"Qytetar Nderi", Lin Delisë
Ekspozohen për herë të parë disa nga punimet origjinale
të piktorit të njohur, Lin Delija, pjesë e koleksionit të
familjes Delija në këtë qytet. Punimet e ekspozuara në hollin e
rektoratit të universitetit "Luigj Gurakuqi", të piktorit Lin Delija, datonin në vitin 1992, vit kur për herë të parë "Pikasoja shqiptar", siç është quajtur me të drejtë nga kritika, vizitoi vendlindjen pas një mërgimi të gjatë e të dhimbshëm. Në ekspozitën e organizuar nga shoqata e piktorëve "Kolë Idromeno" ishin të pranishëm figura të njohura të artit dhe kulturës, artdashës, të cilët përcollën me kureshtje punimet plot origjinalitet dhe fantazi të piktorit të njohur Lin Delija. Me këtë rast, kreu i këshillit bashkiak Shkodër, Bardh Lohja, i dorëzoi familjes, vëllait të piktorit, titullin e akorduar nga këshilli i bashkisë, "Qytetar Nderi i Shkodrës".
Ekspozita është vizituar nga dashamirës të arteve figurative, të cilët kanë pasur mundësinë të shijojnë nga afër punimet origjinale të piktorit të madh shqiptar, Lin Delija. Një koleksion po kaq të çmuar të punimeve të Delisë e ka dhe kisha françeskane në Shkodër, ku Lin Delija mori dhe mësimet e para në pikturë. Lin Delija mbetet një ndër emrat më të mëdhenj të arteve figurative shqiptare, punimet e të cilit u ekspozuan në sallonet dhe galeritë më prestigjioze të botës. Në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër janë të ekspozuara 22 vizatime dhe 13 piktura. Në "Museo della Citta", "Lin Delija Carlo Cesi" janë ekspozuar rreth 100 vepra në pikturë dhe vizatime, ndërsa në fondin e tij gjenden rreth 150 vepra të tilla. Vepra "Nënë Tereza" gjendet në Nju Jork dhe është blerë nga një koleksionit me një çmimi tepër të lartë. Vepra "Krishti" gjendet në Pinakotekën e Vatikanit. Këto janë vetëm disa nga galeritë e artit ku qëndron vepra e Lin Delisë, pasi ka dhe shumë sallone dhe galeri në vende të ndryshme të botës, që krenohen me punimet e derdhura në art të piktorit Lin Delija.