Monika Seles: Si i zgjidha problemet e mia me buliminë
Jo gjithmonë një frakturë në këmbë mund të sjellë vetëm telashe. Me siguri në rastin e Monika Selesit, kjo ka sjellë më shumë gjëra pozitive se sa probleme. Kampionia e tenisit, që për 178 javë qëndroi në krye të klasifikimit si numri 1 në botë, ka shumë për të treguar për veten. Në biografinë e saj, që sapo ka dalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të titulluar "Getting a Grip: on my body, my mind, myself", tenistja me origjinë serbe tregon një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj, që fatmirësisht ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme. Monika Seles, një nga talentet e sportit të tenisit në vitet ‘90, arriti të fitonte plot nëntë "Grand Slame" gjatë gjithë karrierës së saj. Të gjithë adhuruesit e saj e mbajnë mend 30 prillin e vitit 1993. Në turneun e Hamburgut, Seles, që atëherë ishte 19 vjeçe, ishte duke luajtur kundër një tjetër emri të madh të këtij sporti, Stefi Graf, kur një fans i çmendur hyri në fushë duke e goditur me thikë në shpatull Monikën, që i shkaktoi një plagë të thellë në shpatullën e djathtë. Që atëherë shumë gjëra rrodhën ndryshe në jetën e saj.
Tuneli i bulimisë
Ajo që pasoi më vonë ishte një kalvar i gjatë vuajtjesh. Zhgënjimi i shkaktuar nga reagimi i kolegeve ishte i tillë sa që e rrëzoi psikologjikisht kampionen serbe. Mbeta e zhgënjyer kur Graf më tregoi se do të luante finalen e turneut. Të gjitha tenistet ishin kundër idesë sime. E kuptova që tenisi ishte vetëm një biznes". U kthye të luante sërish pas 28 muajsh, por ndërkohë kishte nisur të përballej me një sëmundje të tmerrshme, atë të bulimisë. "Ushqimi ishte e vetmja gjë që më ndihmonte të ndihesha më mirë. Arrija të mbaja kontrollin në fushë, por jo mbi atë çka haja. Shkoja nëpër supermarketet që qëndronin hapur 24 orë dhe blija ushqime të cilat i haja fshehurazi". Nuk mjaftoi as fitorja e "Australian Open" në vitin 1996. Problemet me ushqimin u përkeqësuan edhe nga vdekja e të atit dhe ndërkohë ishin të shumtë ata që nisën të ushtronin presion psikologjik mbi tenisten.
Dëmtimi dhe shërimi
Në vitin 2003, një dëmtim në këmbë e nxori jashtë botës së tenisit, edhe pse largimi përfundimtar daton më 15 shkurt të vitit 2008. Pavarësisht kësaj, ky dëmtim e ndihmoi të dilte nga problemet që kishte me buliminë. "Më duhej të mos luaja për tre muaj për shkak të dëmtimit. Mendova se këtë kohë që nuk do të merresha me aktivitet do të shëndoshesha. Për herë të parë në jetën time u çlirova nga të gjithë dietologët, trajnerët dhe këshilltarët. E kuptova që duhej të shihja brenda vetes, të dija të përballesha me problemet e mia". E ashtu siç pati kaluar shumë momente të vështira në jetë, Monika e kaloi edhe këtë. "Pa ndier më presione rreth vetes u shërova dhe rinisa të haja ashtu si të gjithë personat normal. Por, nuk do t‘i harroj kurrë ato ditë që më bënë akoma më të fortë".
Monika, kur e kuptove se kishe probleme me ushqimin?
Pas plagosjes në krah qëndrova për më shumë se dy vjet larg sportit. Në atë periudhë nisa të shëndoshesha. Komenti i parë që dëgjova ishte: "Është shumë herë më e shëndoshë se sa duhej të ishte". Më vonë, pasi im atë vdiq nga një kancer në stomak, shtova sërish në peshë. U përpoqa të kisha pranë vetes sa më shumë dietologë dhe trajnerë personalë që të më ndihmonin. Kur isha shumë poshtë emocionalisht, në depresion dhe ankth, e gjeta shpëtimin tek ushqimi.
Largimi nga tenisi i zgjidhi përfundimisht gjërat?
Në moshën 30-vjeçare pushova së luajturi tenis për shkak të një dëmtimi në këmbë. U frikësova se kësaj here do të shtoja sërish në peshë. E dija sepse nuk isha e lumtur. Kur shihesha në pasqyrë nuk ishte Monika që doja të shihja. Nuk mund të ndalesha dot për të ngrënë, çdo gjë më kishte dalë jashtë kontrollit. Edhe pse luaja tenis rreth 5 orë në ditë vazhdoja të shtoja në peshë. Kjo tregoi që vetëm ushtrimet nuk mund të më sillnin në peshën e duhur. Haja sepse nuk isha e lumtur dhe nuk doja ta shihja këtë. Vendosa t‘i largoja të gjithë ata që kërkonin të më ndihmonin të bija nga pesha dhe vendosa t‘u jepja vetë zgjidhje problemeve të mia.
Pse mendoje se e vetme mund ta zgjidhje problemin tënd?
M‘u desh të hidhja në kosh librat me dieta. Unë e dashuroj ushqimin, sidomos atë të shëndetshmin. Më duhej të pranoja se kjo jam. Kisha shumë njerëz që më thoshin se ç‘duhet të bëja. E kuptova se duhej të hiqja dorë nga ushqimi për veten, jo për mamanë, median, apo karrierën time. Vendosa të harroja çdo dietë që kisha mësuar. Vendosa të haja vetëm gjëra të shëndetshme dhe me kufij. Nisa ta jetoja jetën time. Vetëm në këtë mënyrë arrita peshën e duhur.
Ju thatë se disa ndryshime të vogla ju ndihmuan ta zgjidhnit këtë problem, që ju e cilësoni si një ndër më të tmerrshmit në jetën tuaj. Cilat ishin disa nga këto ndryshime?
Më pëlqen të eci, edhe pse të gjithë më thoshin se të ecësh është humbje kohe. Në fillime ecja rreth gjysmë ore, sepse këmba ishte në allçi. E nisa ngadalë, por tani eci çdo ditë të javës për një orë ose 45 minuta. Për më tepër, nisa të haja makarona dhe bukë sërish. Ecja më ndihmoi shumë.
Si i zgjidhni tani problemet psikologjike, a kërkoni ndihmë?
Takohesha me psikologë pas dëmtimit në shpatull, por e dija se çfarë më duhej. Shkruaj shumë dhe kjo më ndihmon të hedh mendimet e mia në letër. Kishte ditë që doja t‘u rikthehesha zakoneve të vjetra. U tregova e fortë që rezistova. Pas kësaj, mund të rinisja një marrëdhënie dashurie me trupin tim. Edhe pse ushqimi është diçka që më pëlqen, tani arrij ta kontrolloj veten më së miri. Jam shëruar plotësisht dhe jam e lumtur për këtë.