Energjia, kërkesa rritje çdo vit
Ekspertët e Entit Rregullator të Energjisë bëjnë të ditur se kërkesat e vendit për energji që prej vitit 1990 janë rritur çdo vit me 8%. Kjo rritje shton edhe domosdoshmërinë e gjetjes së burimeve të reja prodhuese. Kjo është edhe arsyeja kryesore e dhënies me koncesion të mbi 103 HEC-ve, por edhe zbatimit të projekteve të tjera madhore, si HEC-i i Kalivaçit, TEC-i i Vlorës, kaskada e Devollit, HEC-i i Ashtës etj. Mbi 2.1 miliardë euro janë investuar në këto projekte, të cilat jo vetëm do të plotësojnë kërkesat e vendit për energji elektrike, por do ta shndërrojnë shtetin Perëndimor në eksportues rajonal. Konsumatorët familjarë janë përdoruesit kryesorë të energjisë elektrike në vendin tonë. Në vitin 1990 industria absorbonte 50% të burimeve të energjisë dhe 17% në vitin 2001. Sektori që ka njohur rritje të vazhdueshme të konsumit të burimeve energjetike është transporti, i cili në vitin 1990 konsumonte 6% të totalit, ndërkohë që në vitin 2001 ka arritur në vlerën 44%. Sektori i banesave konsumonte 14.6% në vitin 1990 dhe në vitin 2001 është rritur në 21%. Sektori i shërbimeve ka pasur rritjeje nga 5.4% që konsumonte më 1990 ka arritur në 16.5% në vitin 2001. Peshën kryesore e ka sektori i banesave. Gjithmonë e më shumë po vihet re një tendencë e fortë në drejtim të rritjes së konsumit të energjisë elektrike për ngrohje edhe pse në disa raste ekzistojnë mundësi të tjera të përdorimit të burimeve alternative energjetike.