Mungon energjia elektrike në Fier për 24 orë
28/11/2011 Rilidhja pas ndërhyrjeve nga “lart”
FIER- Vetëm pas 24 orësh kanë arritur të furnizohen me energji qytetarët fierakë. Rreth 100 mijë banorë kanë qenë këto dy ditë në terr total. Vetëm pas ndërhyrjeve në CEZ-in qendror, punonjësit e CEZ në Fier janë kujtuar për të rilidhur energjinë elektrike. Nën pushtetin e errësirës kanë qenë madje, jo vetëm qyteti i Fierit, por edhe zonat periferike rreth tij. Mësohet se defekti i krijuar në nënstacionin numër 1 të qytetit i riparua në orët e pasdites. Ndërkohë që burimet nga CEZ pohuan për gazetën tonë se u çuan në dispozicion të defekteve të krijuar disa grupe pune. Po ashtu defekte janë njohur në disa fidra elektrik, të cilat janë të amortizuara tashëm prej shumë vitesh. Qyteti i Fierit ka qenë një ndër qytetet më të “goditura” të CEZ-it. Madje dje është dashur ndërhyrja e medies që energjia të rilidhet. Ndërkohë vetë drejtuesit e bizneseve tregojnë se edhe nafta për gjeneratorët është e papërballueshme. “E shumta mund të mbash gjeneratorin dy orë ndezur, por jo 24 orë. Ne punojmë natë dhe ditë dhe nuk mund të përballojmë këtë kosto kaq të lartë. Edhe ashtu jemi të falimentuar”, ka treguar Maksi M, biznesmen. A. Damini