Korce - Mungojnë barnat në spital
Ditët e fundit në Spitalin e Pediatrisë në Korçë janë çuar në gjendje shqetësuese shëndetësore rreth 15–20 fëmijë në ditë. Prindërit kanë bërë të ditur se të vegjlit e tyre kanë pasur diarre dhe temperaturë deri në 39 gradë. Duke vlerësuar situatën e krijuar, drejtori i këtij spitali, Luan Belortaja ka tërhequr vëmendjen e prindërve për të pasur më shumë kujdes për fëmijët në këtë stinë të nxehtë. Përballë kujdesit të infermierëve dhe mjekëve të spitalit, prindërit po hasin në probleme me barnat e nevojshme. Ata janë të detyruar që të blenë vetë jo vetëm serumin e barnat e shënuara në recetë, por dhe pambukun, alkoolin e shiringat që nevojiten për kryerjen e mjekimit. Mungesën e medikamenteve mjekësore e deklaruan edhe prindër të tjerë në këtë spital.