E Diel, 1 Nëntor 2026

Gafë e Gordon Braunit, akuzon qytetaren me mikrofonin ndezur

Autori i Lajmit: A.Dralo

Londër – Ka bërë një gabim përpara elektoratit të Rokdales në veri të Mançesterit, atëherë kur duhet të ishte më i kujdesshëm se kurrë. Kryeministri hipi në makinë dhe pa u kujtuar se e kishte ende të ndezur mikrofonin tha: Ishte e tmerrshme, e kujt ishte ideja për të ardhur këtu?” Më pas, duke komentuar një takim me një qytetare ai tha: “Ajo grua është një fanatike”. Ka ardhur menjëherë ndjesa e kandidatit laburist për tu konfirmuar kryeministër i Anglisë, i cili kapërdiu fjalët dhe me duart në kokë i kërkoi ndjesë elektricistes, Gillian Duffy, gruas që e kishte quajtur “një fanatike”. “I kërkoj ndjesë pa rezerva”, - tha ai për radion e BBC-së, kur i vunë të dëgjonte regjistrimin e transmetuar nga televizioni SKY. “Po më thoshte se ka shumë evropianë në këto zona lindore. Unë kërkoj ndjesë dhe do ta bëj dhe personalisht me gruan... ajo shprehu mendimin e saj dhe unë doja ti përgjigjesha, por nuk munda dot, sepse kisha shumë gazetarë përreth. Ishte një pyetje për emigracionin dhe mu duk e bezdisshme. Unë doja ti ndihmoja televizionet dhe ta mbaja mikrofonin me vete për debatin e radhës. Por ata kishin vendosur të transmetonin një bisedë private me një person që ndodhej pranë makinës. Di që këto janë gjëra që mund të ndodhin. Ju kërkoj ndjesë pa asnjë rezervë. Nuk mendoj se gruaja ishte një fanatike, por më shqetësonte pikëpamja e saj për gjërat, por dhe fakti që si dhashë dot një përgjigje”. Duffy tha se ajo kishte kërkuar të bëhej normale që kryeministri i detyrohej publikut. Pasi kishte dëgjuar komentet e kryeministrit të saj, Duffy ishte shprehu shumë e zhgënjyer: “Jam shumë e mërzitur. Ai është një person i edukuar. Përse i duhej të thoshte ato fjalë?”

Ky lajm është publikuar: 29/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›