Vullkanet, Italia në alarm, Vezuvi ska shpërthyer prej vitit 1944
Autori i Lajmit: Redaksia
Romë – Tani ai është në “fazë gjumi”, thonë vullkanologët. Vezuvi fle që prej fundit të marsit 1944, koha kur ai ka shpërthyer për herë të fundit dhe dokumentuar nga aleatët anglo-amerikanë. “Dallgë llave që arrijnë lartësi shumë të mëdha dhe 26 persona të vrarë nga shiu i hirit. Asgjë po ta krahasosh me imazhet shkatërrimtare të Pompeit në vitin 1979, sipas ekspertëve, por cikli i rifillimit të aktivitetit të tij duket se është vonuar shumë madje. Ja pse Italia duhet të përgatitet. Shefi i Mbrojtjes Civile, Guido Bertolaso, e ka thënë shumë qartë përpara shtypit të huaj, i cili i kërkonte të përmendte zonat më të rrezikshme vullkanike në Itali, pas shpërthimit të vullkanit islandez të Eyjafjallajokull. “Vezuvi është problemi më i madh i mbrojtjes civile që ne kemi”, - shtoi Bertolaso. Nëse vullkani do të riaktivizohej, kësaj radhe edhe Napoli do të prekej nga shpërthimi. Madje, që prej këtij viti një komunë e qytetit mund të futet në “zonën e kuqe” dhe me planin e ri të evakuimit do të duheshin të zhvendoseshin më shumë se 1 milion qytetarë, pothuajse dyfishi i popullsisë së sotme. Që prej disa javësh, shkencëtarët më të mirë të vullkaneve vezuvianë, Marçelo Martini dhe Xhani Makedonia, por dhe profesori Franko Barberi, i janë futur punës për të studiuar skenarët e mundshëm të një plani emergjence. “Momentalisht, në zonën e kuqe bëjnë pjesë 18 komuna të banuara zyrtarisht nga 500 mijë njerëz, ndërsa në realitet mund të jenë 650-700 mijë. Aktivizimi i vullkanit dhe shpërthimi do të sillte re deri në 20 kilometra dhe rrëzimi i hirit do të prekte një zonë që prej Salernos e deri në kufijtë e Lacios. Dhe ky shpërthim do të krahasohej për nga pasojat njëlloj me atë çka ndodhi prej tërmetit të Akuilës. Ndërsa për të evakuuar personat do të duhej të paktën një javë ose të paktën 3-4 ditë përpara shpërthimit. Por asnjë alarm përveç masave parandaluese. Pas aktivizimit të vullkanit Eyjafjallajokull, hija e resë së të cilit pezulloi për gati një javë fluturimet në të gjithë Evropën, ka risjellë në vëmendje dhe një herë tjetër rrezikun e shpërthimeve vullkanike. Në Itali, Vezuvi pjesërisht dhe 13 vullkane të tjerë më të vegjël nga deti Tiren deri në Kanalin e Siçilisë, janë nën monitorim. “Do të duhen të paktën tre vjet punë dhe një kosto prej 10 milionë eurosh për tu investuar”, - tha shefi i emergjencave civile. Bertolaso ka përfituar nga rasti për ti bërë dhe një apel Evropës: “Dëmi për kompanitë ajrore që nuk fluturuan për shkak të resë së hirit llogaritet të jetë 2.5 milionë euro që shkojnë në 3 po të llogarisim dhe dëmet për turizmin”.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010