EUROPA, BALLKANI, NAFTA DHE GAZI RUS
Përpjekjet e Rusisë për të rikonstruktuar politikat aktuale, në funksion të rritjes së influencës globale në favor të saj, duket se po përparojnë sipas një strategjie koherente afatgjatë, të projektuar me shumë kujdes në zyrat e Kremlinit. Prej kohësh neo-ekspansionizmi rus vazhdon të shfaqet me kursin e ri politik, që spikat në marrëdhëniet ndërkombëtare, me "diplomacinë e gazit" dhe "politikat e naftësjellësit", në mënyrë të veçantë me vendet e Europës.
Këta faktorë me rëndësi ekonomike e strategjike, cilësohen si tepër të nevojshëm për një numër të konsiderueshëm vendesh europiane. Aktualisht, Rusia plotëson 60% të nevojave Europës me gaz. Duke përdorur avantazhin real që i jep posedimi i këtyre burimeve, Rusia tenton gradualisht të arrijë synimet e veta ekonomike, e përmes tyre, pse jo edhe ato politike. Kjo pasqyrohet qartë edhe nga rezultatet e bisedimeve të qeveritarëve europiano-perëndimorë me ata homologë rusë, ku nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe për furnizimin me gaz të këtyre vendeve nga ana e Rusisë, ka qenë një nga qëllimet imediate të takimeve të zhvilluara gjatë kësaj periudhe në Moskë. Përfaqësuesit më të lartë të disa prej vendeve kryesore të BE-së, si Presidenti francez, Sarkozi, Kancelarja gjermane, Merkel, Kryeministri italian, Berluskoni etj., janë përpjekur të zbusin sadopak kushtet e marrëveshjeve respektive, që natyrisht e vendosin Rusinë në pozita favorizuese.
***
Pas vizitës të Kryeministrit turk, Erdogan në Moskë, javën e fundit të muajit maj (edhe këtë rast, në axhendë ishte marrëveshja për gazin), pritet që tabloja të plotësohet dhe me vende të tjera, që vazhdojnë të furnizohen nga gjiganti rus "Gazprom". Në mungesë të alternativave rezervë, këto vende janë të detyruara të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me Rusinë për furnizimin me gaz, marrëveshje që po përdoret si mjet presioni ekonomik, por kuptohet tërthorazi, edhe politik. Ngjarjet e vitit të kaluar, që patën si pasojë ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Rusia (mbyllja e rubineteve të gazsjellësve, në dimër, në periudhën më të vështirë të vitit) u shoqëruan me mosmarrëveshje të ashpra midis Rusisë dhe Ukrainës. Në pamje të parë, dukej se shkak ishte çmimi i gazit dhe borxhi financiar që Ukraina i detyrohet Rusisë. Në të vërtetë, me këtë veprim, qëllimi i vërtetë i Rusisë ishte t‘i jepte "një mësim" Ukrainës, e indirekt, të trondiste vendet e tjera të Europës.
Ndërprerja e furnizimit me gaz, ndonëse e përkohshme, shkaktoi shqetësime serioze në jetën sociale dhe politike të këtyre vendeve. Për më tepër, duke analizuar thellë detajet e hollësishme të marrëdhënieve aktuale ruso-europianolindore, lehtësisht arrin të kuptosh se, përpjekjet e Rusisë për të prezantuar politikat ekonomike, politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, kanë si qëllim kryesor ruajtjen e influencës e të ndikimit rus në këtë rajon.
Në fakt, mjaft analistë e studiues të politikës ndërkombëtare, me kohë kanë nxjerrë në pah synimet kryesore dhe objektivat e strategjisë ruse në përdorimin e burimeve të saj energjetike. Mes argumenteve bindëse, me shqetësim ata kanë paralajmëruar: "... Perëndimi mbetet ende i verbuar përballë veprimeve të Rusisë. Përpjekjet e Bashkimit Europian për të pasur një politikë të përbashkët energjetike, deri tani nuk kanë sjellë asnjë rezultat. E rëndësishme është se të gjithë janë dakord që, nëse Europa kërkon të jetë e sigurt, duhet patjetër të diversifikojë furnizimet e saj me gaz.." ("Rusia dhe strategjia e saj e re në politikën botërore" - E.Lukas).
Regjimi rus, aktualisht i udhëhequr nga simbioza Medvedev-Putin ose Putin-Medvedev, vazhdon të rifitojë terren dhe influencë mbi ish-përkrahësit dhe përpiqet me çdo mënyrë të kufizojë depërtimin perëndimor në pjesët kyçe të këtij rajoni. Konsolidimi i varësisë politike të vendeve kufitare dhe atyre në Lindje, përmes energjisë dhe kapitaleve, kufizimi i zgjerimit të Perëndimit dhe ekspansionit të NATO-s në Lindje, janë objektivat e strategjisë afatgjate të Rusisë, për të realizuar rindërtimin e influencës globale dhe eliminimin e unipolarizmit të SHBA-së. Padyshim, me këto synime, e duke mos bërë lëshime ekonomike që mund t‘i cenojnë autoritetin, Rusia vazhdon të paraqitet në çdo takim të radhës, sidomos kur diskutohet për shfrytëzimin e burimeve të saj energjetike.
***
Në ekspansionin ekonomik e financiar, përmes eksportimit të kapitaleve në rajonin euro-aziatik, natyrisht Rusia nuk mund të lejojë, jashtë interesave të saj, një rajon kaq të rëndësishëm (me situata politike të paqëndrueshme), siç janë shtetet e Gadishullit Ballkanik.
Historiani orientalist i shquar francez, Georges Castellan, para dy dekadash, në studimin e tij prestigjioz "Historia e Ballkanit", e ka përkufizuar saktë historinë e marrëdhënieve të shteteve e popujve të Ballkanit gjatë shekujve, kur shprehet: "… Ky ‘puzzle‘ shtetesh të vogla e të përçara nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri-tjetrin ose i janë kundërvënë njëri-tjetrit gjatë shekujve. Në këto përzierje kanë ekzistuar vazhdimisht pakica irredentiste me orekse antagoniste, që janë ndezur ashpër gjatë kohës dhe shfrytëzuar nga fuqitë europiane, duke shkaktuar Luftën e Parë Botërore. Pas ndryshimeve demokratike dhe shpërbërjes së Federatës Jugosllave, popujt e Ballkanit tashmë janë të lirë ta zgjedhin vetë fatin e tyre…".
Në retrospektivën e ngjarjeve të dy dhjetëvjeçarëve të fundit, historia thuajse pati të njëjtat tipare. Shpërbërja e Federatës Jugosllave prodhoi luftë e konflikt të armatosur, i filluar nga shovinizmi serb ndaj popujve të tjerë ballkanas, e që përfundoi me kapitullimin ushtarak të Serbisë ndaj forcave aleate të NATO-s. Këto të fundit mbështetën, me të drejtë, luftën e popullit shqiptar të Kosovës kundër gjenocidit dhe pushtimit serb.
Nisur nga ky këndvështrim, si dhe për të kuptuar më saktë se çfarë fshihet prapa këmbënguljes së Rusisë lidhur me të ardhmen e Republikës së Kosovës (që aktualisht vazhdon të njihet prej shteteve të ndryshme të botës), është e nevojshme t‘u referohemi zhvillimeve politike të disa viteve më parë, e në mënyrë të veçantë takimit për energjinë të 24 qershorit 2006, në Zagreb. Asokohe, veç ish-presidentit Putin, në këtë takim morën pjesë gati të gjithë kryetarët e shteteve të rajonit (S.Mesiç i Kroacisë, G.Paravanov i Bullgarisë, T.Basesku i Rumanisë, A.Moisiu i Shqipërisë, B.Tadiç i Serbisë, B.Cërvenkovski i Maqedonisë, F.Vujanoviç i Malit të Zi dhe serbo-boshnjaku N.Radmanoviç). Nuk u paraqitën Sllovenia dhe Greqia, që sipas burimeve të ndryshme të gazetarisë ekonomike, për probleme të kësaj natyre ato ishin të angazhuara në koordinime bilaterale dhe autonome.
***
Lidhur me temën e energjisë, megjithëse u njoftua për një marrëveshje midis disa vendeve, si Kroacia, Serbia, Rumania dhe Italia (për realizimin e një naftësjellësi nga Konstanca deri në Trieste), qëndrimi slloven mbeti i dyshimtë për vetë faktin se nuk ishte e qartë nëse Sllovenia do të pezullonte ose jo burimet specifike, të destinuara për këtë projekt. Dihet që ambientalistët sllovenë kanë shfaqur kundërshtimin e tyre për këtë projekt, i cili është një devijim drejt rafinerisë së vetme sllovene ("Nafta Lendava", që ndodhet në kufirin hungarez), e që zgjat rrugën edhe 200 km, duke e shndërruar atë në antiekonomik, pasi përjashton rafinerinë sllovene.
Përsëri i ndryshëm ishte dhe qëndrimi i Greqisë, e cila hulumtonte shumë në realizimin e ndërtimit të naftësjellësit Burgas-Aleksandropulos në spondet e Egjeut, mbi të gjitha për avantazhin e rrugës së shkurtër. Në një situatë të tillë, atëkohë ish-presidenti Putin (aktualisht Kryeministër) u shpreh qartazi se "vendet ballkanike, gjithnjë e më tepër, po përfshihen në projektet e integrimit europian, por mbi të gjitha dua të saktësoj edhe gatishmërinë e mbështetjes së tërthortë të projektit europian. Rusia nuk ka ardhur këtu pa obligimet e saj". Kështu deklaroi atëherë Putin, pa harruar të nënvizojë faktin që gjysma e eksportit total të gazit dhe naftës ruse, që arrin në tregun ballkanik, llogaritet në 59 milionë tonë naftë dhe 79 miliardë metër kub gaz. Ndërsa pjesa tjetër është e destinuar për tregun europiano-perëndimor (natyrisht kjo sipas shifrave skematike dhe të përafërta). Atëkohë, Putin përmendi faktin se, shoqëritë ruse janë të angazhuara në projekte të ndryshme në këtë rajon, një prej të cilëve, me kapacitet 50 milionë tonë naftë do të lidhë Detin e Zi me Detin Mesdhe, fryt i bashkëpunimit me Bullgarinë e Greqinë.
Gjithashtu, Rusia parashikon të zhvillojë transportin e gazit drejt Shqipërisë, nga jugu i Serbisë, duke e përcjellë nga Bullgaria, ndërsa shoqëria "Lukoil" ka investuar 1.5 miliardë dollarë në bashkëpunim me shoqërinë gjermane "Siemens", për ndërtimin e një tjetër naftësjellësi, që do të transportojë naftën bruto nga Rusia në Kroaci, e direkt në Adriatik. Në vazhdim të realizimit të këtyre projekteve, me synim depërtimin e fuqishëm ekonomik në Ballkan, duke shfrytëzuar dhe destabilitetin politik rajonal (boshti kryesor mbetet kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës), Rusia në kohë rekord (brenda vitit 2008)ka arritur të blejë e të monopolizojë industrinë energjetike në Malin e Zi dhe në Serbi, transportin ajror (ish-shoqëria ajrore jugosllave JAT) etj. Ky realitet e bën më se të qartë faktin se sa cinike është mbështetja politike ruse për Serbinë, të cilën ata e konsiderojnë një mundësi të shkëlqyer biznesi. Sipas korrespondentit të "The Economist", E.Lukas, "Kosova mbetet shembulli më i qartë i politikës ruse përça e sundo". Qëllimi i Moskës është të ndërtojë Rusinë si superfuqi të qëndrueshme në nivelin euro-aziatik, duke favorizuar monopolet ekonomike, konsolidimin e varësisë politike të vendeve kufitare dhe atyre në Lindje, përmes energjisë dhe kapitaleve.
Natyrisht, në frontin e iniciativave ruse në fushën politike dhe ekonomike nuk është vetëm Ballkani. Kjo pasqyrohet plotësisht përmes fakteve të sipërpërmendura, por, për të qartësuar vazhdimësinë e mëtejshme të "ofensivës ekonomike" ruse, është e nevojshme të kujtojmë që, në kuadrin e një politike të përbashkët energjetike, pa asnjë mëdyshje, BE duhet të diversifikojë burimet që mendon të realizojë. Për t‘iu përgjigjur këtij realiteti, është hartuar projekti europian i gazsjellësit "Nabuco", i cili parashikon transportin në Europë nga Azia Qendrore dhe rajoni i Kaspikut, përmes Turqisë dhe Ballkanit. Veç vlerave që ka ky projekt, në shmangien e vartësisë prej gazit rus, pa dyshim ai duhet realizuar edhe për të konkretizuar aspiratat e integrimit në BE të vendeve ballkanike (përfshirë edhe Kosovën) dhe Turqisë. Duke synuar dështimin e këtij projekti, Rusia prej kohësh po luan kartën e marrëveshjeve bilaterale me vendet Europës Perëndimore (siç janë përpjekjet për projektin italo-rus) të furnizimit me gaz.
Natyrisht, në tentativë për të shmangur sfidën e re të hegjemonisë ruse që manifestohet tani, jo me mentalitetin e "Luftës së Ftohtë" dhe logjikën e "Perdes së Hekurt", nga ana e BE-së kërkohen alternativa, mjete dhe metoda të tjera për t‘u përballur. Këtë realitet duket se e kanë vlerësuar tani edhe drejtuesit aktualë të BE-së, të cilët gjatë kësaj periudhe parashikojnë të zhvillojnë takime intensive me Moskën, ku pritet të diskutojnë propozimet dhe alternativat e përbashkëta europiane, sipas një "politike të mirëmenduar të energjisë së Perëndimit" kundrejt Rusisë.