NDERTON RRUGEN, POR SHKATERRON SHTETIN LIGJOR
Ashtu sikundër ishte parathënë, propaganda berishiste po përpiqet ta shfrytëzojë ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës si një mjet në luftën për pushtet. Dhe, ndërsa përpiqet të impresionojë publikun me sasinë kolosale të betonit apo asfaltit të derdhur, apo me tunelet kilometrikë të gërmuar, qëllimisht lë në heshtje jo vetëm kostot stratosferike e të paargumentuara teknikisht, por mbi të gjitha, edhe shkeljet e llahtarshme që i janë bërë ligjit, e që qeveria kërkon t‘i përligjë në emër të interesit "kombëtar".
Dihet se shteti themelohet nga ligji dhe forcohet, duke respektuar dhe mbrojtur ligjin. Atëherë, si është e mundur që e mira kombëtare të jetë ajo që është e keqja e shtetit pra, shkelja e ligjit? Këtë formulë mund ta shpikë vetëm një pushtet arrogant, autoritarist dhe i dhunshëm si ky i Sali Berishës. Dhe nuk është e para herë. Ishte po Sali Berisha, ai që ca vite më parë toleroi, po në emër të interesit "kombëtar", dhunimin e sanksioneve të OKB-së ndaj Serbisë dhe zhvillimin e kontrabandës së naftës. E vërteta është se nuk ka interes kombëtar që do të mund të justifikonte shkeljen e ligjit. E vërteta është se poshtë lëkurës patriotike të Berishës, fshihet etja primitive dhe e pangishme e tij për pushtet. Dhe për pushtetin Berisha sakrifikon jo vetëm ligjin, shtetin, por edhe kombin.
***
Vetëm njerëz, që nuk kuptojnë rëndësinë që ka respektimi i ligjit për jetën e mbarë të një shteti, mund të justifikojnë dhunimin e tij për të mirën e kombit. Edhe në rastin e rrugës Durrës-Kukës, për të cilën disa mërmërisin se shkelja e ligjit nga qeveria, duhet të tolerohet, për shkak të madhësisë dhe rëndësisë së veprës. Është krejt e kundërta. Pikërisht se është një vepër mjaft e madhe e me rëndësi kombëtare, rruga Durrës-Kukës duhej të ishte edhe mishërim i respektimit të ligjit.
Mjerisht, nuk ka ndodhur kështu. Akuzat e ngritura nga prokuroria flasin për anashkalim dhe dhunim të kuadrit ligjor në procesin e tenderimit e të financimit të rrugës. Është arritur deri aty, sa kjo vepër e stërmadhe të nisë e të ndërtohet pa projekt, krejt në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar, madje një gjë e tillë u justifikua me respektimin e ligjit anglez. Sa patriotike të respektosh ligjet e një shteti tjetër e të shkelësh ato të shtetit tënd!!! Por ndërtimi pa projekt i rrugës nuk është thjesht një dhunim formal i ligjit. Sepse është pikërisht mungesa e një projekti me koston përkatëse, e cila ka bërë të mundur nga rreth 400 milionë euro (që do të ishte sipas një deklarimi të hershëm të ministrit Sokol Olldashi), kostoja e rrugës të ngjitet frikshëm në mbi 1 miliard euro. Dhe askush nuk thotë me siguri sa do shkojë deri në fund.
Edhe në rastin e rrugës Durrës-Kukës po vërtetohet se aty ku shkelen procedurat dhe ligjet, aty korrupsioni bën kërdinë. Tashmë qeverisë i duhet që, me transparencë, t‘i tregojë publikut dhe taksapaguesve shqiptarë se përse është mbidyfishuar kostoja e rrugës. Dhe për këtë nuk mjafton aspak t‘i thuhet ngaqë vepra është shumë patriotike. Sepse do të ishte edhe më patriotike po ta kishte koston më të ulët, të paktën aq sa u deklarua në fillim nga Olldashi. Do të qe edhe më patriotike sikur ligji të ishte zbatuar e të mos ishte viktimizuar në themelet e rrugës. Qeveria dhe ministrat e saj "patriotë" duhej që, në transparencë të plotë të përballeshin me ligjin dhe jo t‘i shmangeshin atij, si ministri Basha, duke përdorur "teknika" procedurale të denja për Al Kaponen.
Por edhe në këtë rast po përdorin dy standarde. Kur është fjala për të justifikuar dhunimin e ligjit në tenderimin apo financimin e rrugës, ulërasin se procedurat janë asgjë para rrugës që është gjithçka. Por kur është fjala për të mbrojtur bythën para ligjit për shkeljen e procedurave në tenderim, fshihen pas procedurave të Kodit të Procedurës Penale, duke ulëritur se procedurat janë gjithçka dhe vetë drejtësia një asgjë!
***
Urimi është që kombi shqiptar ta gëzojë rrugën Durrës-Kukës. Por një gjë e tillë nuk mund të bëhet si duhet, nëse nuk vihet në vend prestigji i ligjit të dhunuar nga një qeverisje, që edhe një vepër e cila i takon kombit, kërkon ta abuzojë në luftën për pushtet. Përse është dhunuar ligji në investimin për rrugën Durrës-Kukës? Përflitet se po të respektoheshin procedurat dhe ligji, do të duhej më shumë kohë për realizimin e investimit. Le të themi se do të duhej edhe një vit më shumë. Ǒdo të humbte kombi nga kjo? Në fakt, asgjë. Milionat që do të humbeshin për një vit, dhe që i kalkulojnë me aq zell berishistët për të përligjur nxitimin, nuk janë asgjë përpara kostos së dhunimit të ligjit. Por, në të vërtetë halli nuk ishte fare te kombi apo te milionat që do përfitoheshin, duke e bërë rrugën një vit më shpejt. Halli i vërtetë ishte ai i pushtetit.
Kryeministri Berisha kishte synim ta inauguronte rrugën para zgjedhjeve të qershorit për ta përdorur, sikundër po ndodh, si gur të fortë në garën për pushtet. Për pushtetin e tij, dhe jo për kombin, e sakrifikoi Berisha ligjin në themelet e rrugës. Por duke bërë këtë ka sakrifikuar edhe shtetin, madje edhe interesin kombëtar. Sepse sot interesi i vërtetë i shqiptarëve është i lidhur në radhë të parë, jo me ndërtimin e një apo disa rrugëve, por mbi të gjitha me ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe Kosovë, me ndërtimin e shtetit perëndimor, ku askush nuk mund të dalë mbi ligjin. Edhe për qëllime "patriotike"!
Nëse kjo nuk ndodh, jo rruga Durrës-Kukës, por as edhe një rrugë tjetër edhe më gjigante, nuk do t‘i çonte shqiptarët në Europë, por në despotizëm. Dhe liria, e jo despotizmat janë interesi kombëtar i shqiptarëve sot. Në Europë nuk integrohesh dot me despotizëm apo autoritarizëm. Me despotizëm mbetesh jashtë Europës. Veç jashtë Europës, interesat kombëtare shqiptare do të mbeten jo vetëm të papërfillura, por edhe të dhunuara e të përbuzura, si në të kaluarën. Rruga që do t‘i lidhë shqiptarët me Europën është rruga e shtetit ligjor, dhe një rrugë e tillë, nuk ndërtohet e nuk qëndron dot në këmbë, duke viktimizuar në themelet e saj ligjin, si në rastin e rrugës Durrës-Kukës.