Rëndësia e të qenit Obama
Dikur kisha frikë se Presidenti Obama po e mbiçmonte fuqinë e historisë së tij personale si një instrument të politikës së jashtme. Tani pyes veten se mos ai ka qenë duke e nënçmuar atë. Në disa intervista, gjatë fushatës së gjatë presidenciale, Obama e përmendi ndikimin potencial mbi shtetet e tjera, nga fakti se e shohin një President amerikan me një dukje dhe tregim të jetës si asnjë nga paraardhësit e tij. Ai foli se si bota myslimane posaçërisht, së cilës i adresohej një President, i cili e kishte babanë mysliman e që kaloi me vite të fëmijërisë së tij në një shtet mysliman, mund të ketë më shumë prirje të besojë se SHBA-ja nuk është armik i Islamit.
Por shtetet veprojnë në bazë të interesave të perceptuara kombëtare, e jo në bazë të personalitetit. Mendova se në analizën përfundimtare, nëse Obama bëhej President, gjë e cila dukej shumë e pamundur kur së pari e dëgjova Obamën, duke e përmendur këtë gjë gjatë një interviste në mars të vitit 2007, ai do të konsiderohej si mik apo armik, varësisht nga mënyra si e drejtonte politikën e jashtme të SHBA-së. Tani, pas udhëtimit të Obamës për në Lindje të Mesme, mendoj që të dy patëm të drejtë. Marrja e një pikëpamjeje gjakftohtë ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare nuk është kurrë gjë e keqe. Por gjithashtu është gabim të shpërfillet spektakli i një anëtari të publikut, gjatë fjalimit të Obamës në Universitetin e Kajros, i cili e ndërpreu një president amerikan duke bërtitur: "Ne të duam!".
Besoj ju kujtohet shfaqja e fundit presidenciale në botën arabe, që është për t‘u mbajtur në mend. Ishte konferenca për shtyp në Irak, gjatë së cilës George W. Bush u iku dy këpucëve të gjuajtura drejt kokës së tij. Të mos jesh Bush ishte një faktor i madh. Por pothuajse aq rëndësishëm ishte të qenit Obama dhe të jesh në gjendje të thuash, ashtu si bëri Presidenti në Kajro, se, "E kam njohur islamin në tri kontinente para se të vij në rajonin ku së pari u shfaq". Obama po u referohej "gjeneratave të myslimanëve" në familjen keniane të babait të tij, viteve të tij të hershme në Indonezi dhe përvojën e tij në punën me komunitetet e Çikagos, ku "shumica gjetën paqe dhe dinjitet në besimin e tyre mysliman." Fjala më e rëndësishme në këtë fjali, sidoqoftë, erdhi në fund; duke thënë "e shfaqur" në vend që të thoshte "e lindur", Obama po e pranonte Islamin si një fe të sjellë nga hyjnia.
Obama citoi lirshëm nga Kurani, duke tërhequr duartrokitje. Ndoshta gjëja më e rëndësishme ishte se ai e hapi fjalimin duke e vënë islamin në kontekstin historik, të cilin shumica e myslimanëve besojnë se Perëndimi e shpërfill për qejf. Ai foli se si bota islame e mbajti dritën e civilizimit, duke shndritur gjatë Epokës së Errët të Evropës dhe e përmendi Kuranin, të cilin Thomas Jeffersoni e kishte mbajtur në bibliotekën e tij. Obama po e fliste gjuhën e islamit në një ton të respektit. Çfarë koncepti. Pjesa tjetër e fjalimit të tij përbëhej kryesisht nga një përmbledhje e politikës së SHBA-së në botën myslimane, dhe në të vërtetë nuk kishte ndonjë shkëputje të vërtetë nga politika tradicionale amerikane. Administratat e mëparshme kanë bërë thirrje për një shtet palestinez dhe Obama nuk ka qenë as për së afërmi i ashpër me Izraelin sa ka qenë le të themi Departamenti i Shtetit i James Bakerit gjatë administrimit të George Bushit të parë.
Obama nuk kishte asgjë të rëndësishme për të lajmëruar mbi luftërat në Irak dhe Afganistan dhe ai ashtu si duhet e theksoi të drejtën e SHBA-së që të mbrojë veten nga terroristët. Megjithatë, politikat e njohura tingëlluan ndryshe kur vinin nga Obama, jo vetëm për shkak të identitetit të tij, por sepse ai tregoi pak përulje. Ai pranoi se gjatë viteve të fundit shteti ynë kishte vepruar në mënyra të cilat "i kundërshtojnë idealet tona," dhe se ai kishte urdhëruar t‘i jepej fund torturës dhe të mbyllej burgu në Guantanamo. Ka njerëz që besojnë se pranimi i gabimeve është shenjë e dobësisë. Mendoj se kjo është shenjë e vetëbesimit dhe fuqisë dhe besoj se ashtu edhe u pranua nga publiku i Obamës. Ndoshta treguesi më i mirë i asaj se si luajti Obama në Kajro është reagimi i konkurrentëve të tij për zemrat dhe mendjet e botës myslimane.
"Associated Press" raportoi se grupi gueril Hezbollah që përkrahet nga Irani dhe është i bazuar në Liban, një klerik radikal saudit me shumë ndikim dhe Vëllazëria Myslimane me bazë në Egjipt, të gjithë i paralajmëruan pasuesit e tyre që të mos kaplohen nga fjalët tërheqëse të Obamës, gjë e cila sugjeron se ekziston një frikë që Obama ka qenë i suksesshëm në mënyrë të rrezikshme. Një web faqe që shpesh reflekton të menduarit e Al-Kaedës iu referua Presidentit pas fjalimit si një "armik i mençur." Fakti që shumë myslimanë tani e shohin një figurë simpatike në Shtëpinë e Bardhë krijon mundësi të reja. Del se të jesh Obama ka rëndësi më shumë sesa kam menduar.