E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUROSTAT: “Shqiptarët, më fukarenjtë e Europës”



“Shqipëria është vendi më i varfër i Europës”. Ky klasifikim është bërë nga Instituti Europian i Statistikave, në raportin e tij të fundit ku vendi ynë rezulton më i varfër se Mali i Zi, Serbia dhe Bonjë Hercegovina. EUROSTAT ka bërë një vlerësim krahasimor të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) për frymë për vitin 2009, të shprehur sipas “Standardit të Fuqisë Blerëse”. Ky standard është njësia e përbashkët monetare fiktive europiane, e cila eliminon kursin e këmbimit dhe dallimet e çmimeve nga njëri vend në tjetrin për ti krahasuar ato. Në një mesatare europiane të rrumbullakosur në shifrën 100%, Shqipëria renditet në vendin e fundit të listës me 37 vende, vetëm me 27%, ndërkohë që Bosnja renditet më lartë me 30%. Maqedonia shënon 35%, Serbia 37% ndërsa Mali i Zi 43% të GDP-së për frymë. Ajo që vërehet në raport është fakti që dhe shtete të tjera të rajonit nuk renditet mirë në këtë listë por ato arrijnë të lenë pas Shqipërinë. Lista që hedh dritë mbi nivelin e jetesës në këto 37 vende kryesohet nga Luksemburgu me 268%. Greqia ndodhet nen këtë mesatare me 95% dhe ndiqet nga vendet Evropës Qendrore dhe lindore që u anëtarësuan më vonë në familjen evropiane, ku dy anëtaret më të reja Rumania e Bullgaria rezultojnë me përkatësisht 45 dhe 41%. Por shifrat e fundit që publikoi EUROSTAT-i, zbehin edhe një herë euforinë politike për rritjen e ekonomisë shqiptare. Të dhënat tregojnë se edhe pse Shqipëria trumbetohet si vendi i vetëm në Europë, që i shpëtoi krizës ekonomike, shqiptarët po pasurohen edhe më ngadalë se sa disa nga fqinjët e tyre që kanë pranuar zyrtarisht se ishin në krizë. Në vitin 2009, të ardhurat për frymë të shqiptarëve arritën në 27 për qind e Bashkimit Europian, nga 26 për qind që ishin një vit më parë (2008). E thënë ndryshe krahasuar me mesataren e vendeve të BE-së, pasuria e shqiptarëve është shtuar me 1 pikë përqindje. Por fqinjët tanë lindor, maqedonasit për të njëjtën periudhë i kanë rritur të ardhurat e tyre ndaj BE-së, dy herë më shumë. Sipas EUROSTAT, të ardhurat për frymë të Maqedonisë arritën në fund të 2009 në 35 për qind të mesatares së Bashkimit Europian, nga 33 për qind që ishin në 2008-ën, edhe pse qeveria maqedonase nuk e cilësoi asnjëherë vendin e saj si fortesë ekonomike të paprekur nga kriza globale. Polonia, e cila në vitin 2009, pati një rritje ekonomike prej vetëm 1 për qind, ka mundur që ti rrisë të ardhurat e saj ndaj BE-së me 5 pikë përqindje. Këto të dhëna, të EUROSTAT-it, ndonëse paraprake, tregojnë se rritja ekonomike e Shqipërisë, më tepër shërben si shifër për të bërë politikë, se sa tregues real i mirëqenies së shqiptarëve. Këta të fundit duket se do të mbeten populli më i varfër i kontinentit, edhe për shumë vite, pavarësisht nëse shifra e rritjes ekonomike që publikon INSTAT-i është më e larta në Europë, qoftë kjo 3 apo edhe 6 për qind.

Kina dhe India, motor të ekonomisë globale

Kina dhe India janë bërë motorë të ekonomisë botërore, vlerësoi Fondi Monetar Ndërkombëtar në analizën më të fundit, ku parashihet që prodhimi bruto i tyre në pesë vitet e ardhshme të rritet për 50 %. Në raport thuhet se deri në vitin 2030, bruto prodhimi shoqëror i përbashkët i dy vendeve do ta tejkalojë prodhimin e përbashkët të shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

23 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›