E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile shpërndan dhuratat

 

Eagle Mobile ka shpërndarë dje dhuratat për 360 abonentët fitues të fushatës së muajit dhjetor. Po ashtu 2009 abonentë fituan nga 100 SMS falas për t'u përdorur mes datave 1-31 janar 2009. Gati 100 prej abonentëve përfituan nga një lap-top HP 550 së bashku me USB Modem dhe një vit internet falas, ndërkohë që 260 abonentë të tjerë fituan nga një telefon celular, 10 prej tyre Samsung SGH780 dhe 250 të tjerë Samsung C520. Në ceremoninë e shpërndarjes ishte i pranishëm zv. drejtori i Përgjithshëm Eagle Mobile, Sven Axel Brudnicki. "Jo më kot zgjodhëm të jepnim këto dhurata. Duke dhuruar 100 kompjuterë portabël ne nxisim abonentët tanë dhe të gjithë shqiptarët që të përdorin internetin në të gjithë Shqipërinë me anë të teknologjisë më të fundit. Kjo është një ndihmë në shtimin e përdoruesve të internetit nga familjet shqiptare. Surprizat e kompanisë sonë do të vazhdojnë edhe më tej", nënvizoi Brudnicki. Më 31 dhjetor 2008 vetëm pak orë para mbërritjes së Vitit të Ri, fituesit u përzgjodhën në një ceremoni e cila u transmetua në disa kanale televizive. Abonentët e shpallur fitues do të mund të përdorin internetin e ofruar nga Eagle Mobile nëpërmjet pajisjes Eagle USB Modem kudo ku ndodhen në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›