E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle Mobile” e nis 2010-n me mesazhe zanore “ZMS”

“Eagle Mobile” hedh në tregun shqiptar të telekomunikacionit shërbimin më të ri “ZMS” (Mesazhet Zanore). Tashmë të gjithë abonentët “Eagle” mund të dërgojnë mesazhe me zë dhe me anë të këtij shërbimi mund të komunikojnë më shpejt, më lehtë dhe njëkohësisht të transmetojnë më shumë emocion sesa mesazhet e shkruara. Tashmë kjo është një mënyrë e re dhe zbavitëse që i jep mundësi mendimeve tuaja të flasin me anë të “ZMS”-ve madje të shprehen edhe me këngë. Abonentët “Eagle” mund të formojnë thjeshtë “*” (yll) të ndjekur nga numri i telefonit të personit të cilit dëshirojnë t’i lënë një mesazh zanor, p.sh. “*067XXXXXXX” dhe më pas të regjistrojnë “ZMS”-në deri në 30 sekonda në gjuhën e dëshiruar. Personi që merr “ZMS”-në do të marrë edhe një SMS njoftues i cili përmban edhe numrin që mund të klikohet për të dëgjuar direkt mesazhin. Për të dëgjuar mesazhet e reja zanore abonenti mund të formojë kodin “*0*” kurse për mesazhet e vjetra “*1*”. Gjithashtu një “ZMS”-je të dërguar, përdoruesi mund t’i përgjigjet, ta transferojë në një numër tjetër, ta ruajë ose fshijë atë. Çmimi për çdo “ZMS”-ë të dërguar është 16.2 lekë me TVSH-ë. Ndërsa dëgjimi i mesazheve nga marrësi janë falas. Ndërkohë që ridëgjimi i mesazheve është 8.1 lekë me TVSH-ë, transferimi është 16.2 lekë me TVSH-ë. Mesazhet ruhen në memorien elektronike për një muaj, edhe nëse përdoruesi nuk e ruan atë. Për mesazhet “ZMS”-ë nuk nevojitet të shkruash në tastierën e celularit, dhe është më e shpejtë dhe praktike.

6 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›