E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile e shpall 2010-n si Vitin e Mjedisit

Breaking Views

Kompania celulare, “Eagle Mobile”, ka shpallur 2010-n “Vitin e Mjedisit”. Pas projektit mjaft të suksesshëm social “Në Ndihmë të Fëmijëve Jetimë”, kompania “Eagle Mobile”, e ka çelur këtë vit me një tjetër projekt shumë të rëndësishëm me impakt social. “Viti i Mjedisit” ka nisur me mbjelljen e 25 pemëve pisha të buta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përkujdesja e kësaj kompanie për mjedisin ka nisur që në vitin 2009, ku në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, u mbollën 38 pisha të buta. Në këtë eveniment merrnin pjesë kryetari i Bashkisë, Edi Rama, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, Bulent Dorttepe, si dhe drejtues të tjerë të kompanisë dhe institucionit të Bashkisë së Tiranës. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, Bulent Dorttepe, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, së bashku me drejtues të tjerë të lartë të kompanisë dhe institucionit të Bashkisë, janë angazhuar fizikisht gjatë mbjelljeve. Dorttepe gjatë këtij aktiviteti ka theksuar: “Nuk është hera e parë që ‘Eagle Mobile’ jep kontribut për mjedisin. Jemi të kënaqur që bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës. Ky është projekti i parë social për vitin 2010, ku po mbështesim mbjelljen e 25 pemëve në bulevardin kryesor të Tiranës. ‘Eagle’ deklaron vitin 2010 ‘Vitin e Mjedisit’. Kjo është fusha kryesore ku ‘Eagle’ do të përqendrohet këtë vit. Dëshirojmë të japin shembullin dhe mbështetjen tonë për të mbrojtur mjedisin, mjaft jetik për të gjithë. Prandaj dhe sot jemi këtu me drejtuesit e ‘Eagle Mobile’, të cilët japin shembullin e mirë”. Ndërsa kryetari i bashkisë, Edi Rama, tha se është kënaqësi dhe inkurajim i jashtëzakonshëm që me fillimin e sezonit të ri vendosim një gur të ri në murin e traditës së angazhimit të të gjithëve për një Tiranë më të gjelbër dhe të pastër, me përfshirjen e kompanive dhe individëve që marrin pjesë në këtë nismë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›