E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni Vodafone Albania, gjithnjë e më pranë komuniteteve në nevojë

Breaking Views

Fondacioni “Vodafone Albania” demonstron gjithnjë e më shumë mbështetjen dhe përkushtimin për të ndihmuar popullsinë në nevojë. Gjatë muajit janar 2010, Fondacioni ishte një nga institucionet e para që iu përgjigj me përkushtim dhe shpejtësi emergjencës humanitare krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.
Drejtori Ekzekutiv i këtij Fondacioni, Z. Albi Greva, shpjegon se në raste të tilla emergjencash është parësore shpejtësia me të cilën reagohet. Sipas Z. Greva, vetëm pak ditë pasi përmbytja kishte dëmtuar qindra shtëpi e mijëra hektarë toke, Fondacioni “Vodafone Albania” iu përgjigj menjëherë nevojave imediate të familjeve të dëmtuara duke mundësuar paketa ushqimesh, artikujsh sanitarë dhe batanijesh. Në sajë të këtij operacioni efektiv në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, përfituan direkt 400 familje të zonave më të dëmtuara në Livadhe, Bahçallëk, Vukatanë, Kuc dhe Ajasen. Por ndihma nuk mbaron këtu! Një shumë prej 11.000.000 lekësh iu shtua këtij operacioni, duke iu akorduar Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Emergjencës me qëllim për t’u përdorur për të ndihmuar direkt të dëmtuarit. I gjithë kontributi i dedikuar kësaj situate emergjente përllogaritet në shumën 15 milionë lekë të reja.
Në situata të tjera emergjence gjatë viteve të shkuara, Fondacioni “Vodafone Albania” ka dedikuar fonde të konsiderueshme për komunitetet e dëmtuara nga fatkeqësi apo emergjenca humanitare. Të tilla kanë qenë operacionet e ndihmave humanitare me Kryqin e Kuq Shqiptar për popullatën e dëmtuar nga shpërthimi në Gërdec; fondi për rindërtimin e shkollës në Gërdec; ndihmat emergjente ndaj familjeve të pallatit të shembur në Gjirokastër, si dhe projekte të tjera që i shtohen listës së gjatë të iniciativave të investimit social që “Vodafone Albania” kryen nëpërmjet fondacionit të saj.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›