“Eagle Mobile” në mbështetje të arsimit, inaugurohet laboratori i ri i teknologjisë
“Eagle Mobile” ka mbështetur këtë herë Fakultetin e Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranës, për ngritjen e një laboratori të ri të teknologjisë së informacionit. Tashmë studentët do të kenë mundësinë të përdorin këtë laborator me kapacitet prej 30 vendesh dhe i pajisur me të gjitha aparaturat e një salle bashkëkohore, si video-projektor, skaner, printer, etj. Ky laborator është një investim prej afro 20 mijë eurosh, dhe u mundëson studentëve ndjekjen e leksioneve “live” nëpërmjet video-projeksionit. “Laboratori Eagle” është inauguruar me një ceremoni dhe me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të “Eagle”, Çalik Holding, si dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj dhe Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Eagle” tha se kjo kompani është përpjekur që të jetë një shembull specifik në mbështetjen e arsimit në Shqipëri, me projekte si ai në Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin e Tiranës, etj., bursat e studimit për të rinjtë jetimë dhe projektet e pastrimit publik me nxënësit e shkollave të mesme. Presidenti i Çalik Holding për Evropën Juglindore dhe Ballkanin, Orhan Coskun tha se, “kemi ardhur në Shqipëri për të investuar për teknologjinë, dhe projektet e këtij lloji dëshmojnë më së miri këtë qëllim tonin. Jemi të lumtur që po japim kontribut në kultivimin e këtyre të rinjve, që do t’i paraprijnë teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri”. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj tha se një laborator i tillë i vlefshëm, vjen në kohën e duhur për studentët e këtij fakulteti. Ai shtoi se një ndër prioritetet më me rëndësi është fusha e teknologjisë së informacionit, pasi Shqipëria ka nevojë për njerëz të kualifikuar në këtë fushë, prandaj hapja e këtyre laboratorëve të teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me biznesin ka mjaft rëndësi. Ai shtoi se kuotat e pranimit të studentëve në degët universitare të teknologjisë së informacionit, do të trefishohen këtë vit akademik. Duke falënderuar kompaninë “Eagle” dhe grupin Çalik Holding për mbështetjen, ai ftoi të edhe biznese të tjera të bashkëpunojnë për zhvillimin e praktikave profesionale për studentët, mjaft të vlefshme për arsimin modern shqiptar. Ndërsa Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, falënderoi kompaninë “Eagle” që mundësoi një laborator të tillë, dhe tha se bashkëpunime të frytshme të këtij lloji mes biznesit dhe arsimit janë të vlefshme për edukimin e brezave. Ky projekt vjen pak kohë pas atij të Universitetit Politeknik, ku “Eagle” projektoi një prej sallave më të mëdha të leksioneve, duke e pajisur atë sipas standardeve bashkëkohore të arsimimit. Së fundmi “Eagle” ka mbështetur edhe 6 drejtori arsimore të 6 rretheve të ndryshme të vendit, për të mundësuar programet kulturore-artistike që organizohen me rastin e mbylljen e vit
10 Qershor 2010