E Diel, 1 Nëntor 2026

“Eagle Mobile” nis drejt Budvës një mijë fituesit e shorteut

 

Rreth 1 mijë shqiptarë do të udhëtojnë drejt Budvës për të ndjekur live koncertin e yllit të popit Madona. Një udhëtim i tillë është mundësuar nga kompania më e re celulare në vend “Eagle Mobile”. Kjo kompani ka përzgjedhur dje 500 abonentë të saj, të cilët së bashku me një shok, mik apo të afërmin e tyre do të ndjekin drejtpërdrejt koncertin e divës së popit Madona në Budva të Malit të Zi. Kjo ishte surpriza e parë që “Eagle Mobile” u ka sjellë abonentëve të saj të rinj, të cilët përzgjodhën tarifën më të përshtatshme për të rinjtë dhe ata që e ndiejnë veten të tillë, “Riniring”. Kështu, 500 abonentët u përzgjodhën me një ceremoni të hapur për Mediat dhe të mbikëqyrur e asistuar nga një noter i paanshëm në një prej dyqaneve të “Eagle Mobile” në Tiranë. Abonentët me fat, u përzgjodhën nga një numër total prej 5000 mesazhesh të shkurtra (SMS) të cilat ishin dërguar falas nga abonentët e rinj, “Riniring”. Tashmë ata, së bashku me të përzgjedhurit e tyre do të jenë pjesëtarë të karvanit të gjatë të argëtimit, që do të niset nga Tirana drejt Budvës, mëngjesin e 25 shtatorit. Të gjitha shpenzimet, siguracioni shëndetësor, udhëtimi vajtje-kthim dhe ushqimi do të përballohen nga “Eagle Mobile”. Ky është aktiviteti më i madh ndërkombëtar që është zhvilluar ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën nga një kompani celulare. Padyshim kjo është edhe një risi në aktivitetet për të rinjtë shqiptarë, të cilët duke mos paguar asgjë, do të përjetojnë  24 orë të këndshme e të paharrueshme në jetën e tyre. E nisur vetëm 20 ditë më parë si një fushatë e re e “Eagle Mobile”, “Riniring” ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra-mijëra qytetarëve shqiptarë. Jo vetëm për tarifat shumë të arsyeshme dhe mundësive të komunikimit, por edhe sepse të rinjtë shqiptarë dhe gjithë përdoruesit e “Riniring” do të kenë mundësi të përjetojnë çdo muaj surpriza të bukura dhe të paharrueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›