Ish-të përndjekurit, ku duhet ta marrin formularin e vetëdeklarimit
Specialistët: Ja të dhënat për të cilat duhet pasur kujdes kur plotësohet dosja. Shumë aplikantë kanë dhënë adresë të gabuar dhe dhjetëra zarfe kanë mbetur stok në Ministri
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministria e Drejtësisë, në vijim të procesit për zbatimin me korrektësi të të gjitha hallkave procedurale që ia kërkon ligji “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” i ka dërguar aplikuesve njoftimet për plotësim dokumentesh, si dhe kërkesat për plotësim të formularit të vetëdeklarimit nëpërmjet Postës Shqiptare. Megjithatë, një pjesë të këtyre njoftimeve Posta Shqiptare i ka kthyer sërish në Ministrinë e Drejtësisë për shkak të vështirësive që ka hasur në gjetjen e adresave të personave që duhet të njoftohen. Nisur nga ky fakt, Ministria e Drejtësisë i njofton të gjithë aplikuesit që ende nuk kanë marrë në duar formularët e vetëdeklarimit, që mund t’i shkarkojnë ato nga Arkiva Elektronike e Çështjeve të Dëmshpërblimit të ish-të Dënuarve Politikë, t’i plotësojnë, duke shënuar numrin e aplikimit (numri korrespondues i dosjes dhe shumë i rëndësishëm për t’u plotësuar) dhe më pas t’i sjellin ato nëpërmjet postës në Ministrinë e Drejtësisë.
Formulari
Sipas udhëzimeve që kanë dhënë specialistët, aplikuesi duhet të futet në faqen zyrtare on-line të Ministrisë së Drejtësisë: www.justice.gov.al. Më pas klikoni tek Arkiva e Çështjeve të Dëmshpërblimit të ish-të Dënuarve Politikë. Pasi të hyni në këtë faqe, klikoni te rubrika “Formulari”. Në krye do te gjeni Formularin e Vetëdeklarimit. Klikoni mbi të dhe printojeni siç është në dy pjesë. Plotësojini të dyja pjesët sipas rubrikave dhe mos harroni të shënoni mbi të numrin e aplikimit (nr. korrespondues në dosje). Pas plotësimit dhe nënshkrimit dërgojeni atë nëpërmjet postës, ashtu siç keni bërë më parë për dërgimin e aplikimit. “Ministria e Drejtësisë, duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, përfiton nga rasti për t’i siguruar se do t’i ndjekë me korrektësi të gjitha hallkat procedurale që ia kërkon ligji ‘Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist si i vetmi mjet për të garantuar një proces të drejtë nga i cili do të përfitojnë vetëm ata persona dhe familjet e tyre që janë ish- të dënuar politikë të regjimit komunist”, - thuhet në njoftimin e djeshëm zyrtar të Ministrisë.
Zarfet
Për shkak të adresës së gabuar dhjetëra zarfe kanë mbetur stok në Ministrinë e Drejtësisë. Posta i ka rikthyer sërish në Ministri të gjitha zarfet për shkak se, sipas saj, adresat nuk janë të sakta. Për këtë shkak, specialistët e Ministrisë së Drejtësisë u kërkojnë të gjithë aplikuesve, të cilët prisnin përgjigje nga Ministria, që të paraqiten në Ministri në mënyrë që të mësojnë mbi fatin e dosjes. Vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdojë shqyrtimi i mëtejshëm i kërkesës për dëmshpërblim.
Dosjet, pjesa më e madhe me mangësi në dokumentacion
Procesi i shqyrtimit të dosjeve për dëmshpërblim ka veçuar në një anë më shumë se gjysmën e dosjeve në total që janë regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë. Specialistët që po shqyrtojnë këto dosje, që në fazën e parë të verifikimit kanë konstatuar dokumentet që mungojnë, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për të plotësuar dosjen, por kanë vlerë edhe për përllogaritjen e viteve të burgut dhe numrit të përfituesve që mund të jenë në një rast të vetëm. Si procedurë, specialisti që konstaton këtë mungesë dokumentesh vendos menjëherë shënim në dosje “Mangësi në dokumentacion” dhe rinis një procedurë tjetër të komunikimit nëpërmjet postës me aplikuesin. Këto dosje, që kanë një shënim të tillë, rezulton se u mungon një ose më shumë dokumente që janë përcaktuar në Nenin 20 të ligjit “Për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë”. Në këtë nen janë përcaktuar të gjitha dokumentet që i duhen një aplikuesi për të përfituar dëmshpërblim. Nëse mungon qoftë edhe një prej atyre dokumenteve, procedura e shqyrtimit të kërkesës pezullohet derisa dokumenti të përfshihet në dosje.
Shpjegime mbi fazën e shqyrtimit ku ndodhet dosja
Nëse do të bëni verifikimin për dosjen tuaj se në çfarë faze gjykimi është, do të dalin disa nga opsionet. Në rastet kur për dosjen tuaj është shënuar shqyrtim në themel (i bashkërenduar), do të thotë se pas veprimeve paraprake rezulton se kërkesa plotëson elementet formale. Në rastet kur në dosjen tuaj shënimi aktual është “veprim paraprak” do të thotë se brenda dhjetë ditësh nga regjistrimi po shqyrtohen elementet e formës së kërkesës. Pra dosja juaj është në fazat e para të shqyrtimit. Një pjesë e mirë dosjeve tanimë po shënohen nga specialistët e Ministrisë me “Njoftim negativ”, që do të thotë se pas veprimeve paraprake rezulton se kërkuesi nuk mund të përfitojë dëmshpërblim, pra nuk i pranon kërkesat ligjore. Në rastet kur në dosjen tuaj është vendosur shënimi “Përfunduar”, atëherë ndaj dosjes Ministria e Drejtësisë ka marrë një vendim përfundimtar. U takon dikastereve të tjera të japin verdiktin e tyre dhe më pas Këshillit të Ministrave. Pasa kësaj procedure i përndjekuri mund të përfitojë dëmshpërblimin e përcaktuar.
3 Qershor 2009