E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon LSI-ja: “PS-ja të reflektojë për ndryshimet në Kod”



Deputeti i LSI-së, Pëllumb Xhufi, ka reaguar dje në Kuvend pas braktisjes së sallës nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për Kodin Zgjedhor. Xhufi u bëri thirrje dy partive të mëdha që të mbajnë përgjegjësitë e tyre për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe vonesat e krijuara me këtë ligj të rëndësishëm, por edhe të reflektojnë dhe të marrin në konsideratë kërkesat e LSI-së. “Ajo që do ndoshta një shpjegim është ky nxitim i Partisë Socialiste për të mbyllur paq, me nxititm, një Kod që pikërisht tani ka ngjallur kontestime dhe pas një reflektimi ndoshta edhe të arsyeshëm, në qendrat e mëdha, në Bruksel. Siç dihet ka pasur sugjerime të qarta për të përfituar nga koha e kthimit të Kodit në fjalë për të bërë ato limime, ndryshimet e mundshme dhe të fundit dhe që natyrisht nuk e bëjnë perfekt Kodin, por për të mos lënë një Kod të kontestuar siç do të ngelej, siç është tani”, - është shprehur Xhufi ndërsa ka shtuar se PS-ja nuk mund të braktisë Kuvendin pasi është përgjegjëse për Kodin po aq sa është dhe PD-ja. “Partia Socialiste ka përgjegjësi parësore, prej protagonisti, jo vetëm për hartimin e këtij Kodi, jo vetëm për hatarat e tjera, siç është Kushtetuta, por edhe për vonesën me të cilën kaloi ky Kod, është krejtësisht i pajustifikuar, është krejtësisht i padenjë dhe unë kërkoj si i interesuar që jam në këtë histori që është në të mirë të zotërinjve të të dy krahëve, të cilët mendojnë se kanë fatet e vendit në dorë, që të reflektojnë dhe të bëjnë një ndryshim, i cili do ta bënte më të pranueshëm, më të besueshëm, vetë Kodin dhe vetë procesin zgjedhor”, - është shprehur Xhufi.

19 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›