E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, pritet OK "miqësoreve" të Kosovës

 

Rihapet një dritë jeshile për Kosovën, pasi FIFA mund të lejojë që Kombëtarja e këtij vendi të zhvillojë në të ardhmen ndeshjet miqësore. Sot do të zhvillohet në Tokio mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe pritet të rishqyrtohet kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ka kërkuar nga FIFA që t'i lejohet përfaqësueses kosovare të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare deri në anëtarësimin e saj në shtëpinë e futbollit botëror. "FIFA do ta gjejë një zgjidhje për Kosovën. Janë gjasat shumë të mira që të pranohet kërkesa jonë. Unë jam shumë optimist se do të na lejohet të zhvillojmë ndeshje miqësore dhe ky do të jetë hapi i parë i anëtarësimit të Kosovës në FIFA", ka deklaruar për të përditshmen kosovare "Express", zëdhënësi për shtyp i FFK-së, Eroll Salihu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›