Eagle Mobile, shërbime dhe bonuse të reja
10/03/2009 1 vjetori i “lindjes”
Eagle Mobile, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri mbush 1 vjeç më 12 mars. Surprizat e Eagle nuk dinë të mbarojnë. Të gjithë abonentët Riniring dhe me rimbushje standarde mes datave 9 mars deri më 12 prill do të përfitojnë bonuse. “Për çdo rimbushje të kartave 800 lekë fitoni 150 lekë; për çdo rimbushje të kartave 1000 lekë fitoni 250 lekë, për çdo rimbushje të kartave 2000 lekë fitoni 600 lekë dhe për çdo rimbushje të kartave 5000 lekë fitoni 1500 lekë bonus”, - thanë përfaqësues të kompanisë. Bonuset mund të përdoren brenda 30 ditëve pas ditës së rimbushjes në telefonata kundrejt të gjithë operatorëve. Po kështu, abonentët Riniring dhe standard që kryejnë një rimbushje me kartat 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë përfitojnë 100 SMS falas vetëm brenda rrjetit Eagle Mobile, të vlefshme për 30 ditë nga momenti i aktivizimit. Gjithashtu në 8 mars, kompania Eagle festoi bashkë me nënat me fëmijë jetimë dhe gratë e moshës së tretë nga shtëpitë e të moshuarve. Sipas zv/drejtorit të Eagle Mobile, Bulent Dorttepe, 63 për qind e punonjësve të kompanisë janë femra dhe ky është një shembull për të gjithë.