E Diel, 1 Nëntor 2026

"Eagle Mobile" shpërndan dhuratat e fushatës “Kush flet shumë, fiton shumë”



Kompania e telefonisë celulare, "Eagle Mobile", shpërndau dje dhuratat për 2369 abonentët e saj gjatë fushatës së muajit dhjetor "Kush flet shumë, fiton shumë", mes të cilëve, lap-top, celularë, mesazhe etj. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Sven Axel Brudnicki, u shpreh se fushata që u hap rreth 1 muaj e gjysmë më parë kishte si qëllim shtimin e përdorimit të teknologjisë moderne, lap-topit dhe internetit. "Fushata jonë erdhi për të qenë në një shkallë veprimi dhe nivel përdorimi të kësaj teknologjie, sikurse ndodh edhe në Europë. Për ne ky është vetëm hapi i parë",-deklaroi Brudnicki.
Ndërsa drejtori i Marketingut të kompanisë celulare "Eagle Mobile", Gentian Skënderi, u shpreh se interneti nëpërmjet telefonit për shqiptarët nuk ka për të qenë më një ëndërr falë kartës “USB modem”. Vlera e përgjithshme e kësaj fushate llogaritet në rreth 140 mijë euro. Përfitues të saj ishin 100 abonentë që morën nga një lap-top “HP” së bashku me “USB Modem” dhe një vit internet falas, 260 persona që u pajisën me celularë “Samsung”, ndërsa 2009 abonentë të tjerë përfituan nga 100 SMS falas.

10 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›