E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët shqiptarë do t’i kryejnë shërbimet konsullore nëpërmjet shërbimit postar



Duke filluar nga data 26 janar 2009, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do t’i kryejnë shërbimet konsullore vetëm nëpërmjet shërbimit postar. Ministria e Punëve të Jashtme ka urdhëruar të gjitha përfaqësitë shqiptare jashtë vendit, ambasadat dhe konsullatat shqiptare, që, duke filluar nga data 26 janar 2009, të gjitha veprimet konsullore në shërbim të shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit, të kryhen vetëm nëpërmjet shërbimit postar. Në urdhrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dërguar ambasadave dhe konsullatave është theksuar se pagesat për të gjitha shërbimet e ofruara do të kryhen vetëm nëpërmjet sistemit bankar nga shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Nga ky rregull përjashtohen vetëm aplikimet për pasaportë, nënshkrimi i prokurave dhe aplikimi për viza, për të cilat aktet normative në fuqi kërkojnë paraqitjen fizike të vetë personit. Kjo masë, duke shmangur kontaktin fizik me personelin e përfaqësive shqiptare jashtë vendit, ka për qëllim rritjen e transparencës, përmirësimin e cilësisë së shërbimit si dhe eliminimin e çdo mundësie abuzimi duke u gjendur kështu më pranë nevojave të shtetasve shqiptarë.

10 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›