E Diel, 1 Nëntor 2026

Eagle Mobile sjell Goran Bregoviç

 

Kompania Eagle Mobile vazhdon të mahnisë abonentët me surprizat e saj. Në dy netët e “Eagle Summer Nights” në kompleksin Tropikal të plazhit të Durrësit vijnë tingujt mahnitës të Goran Bregoviç dhe performancën e shkëlqyer të Laurent Wolf. Dy këngëtarët do të performojnë në Durrës më 8 dhe 9 gusht në kompleksin “Tropikal”. Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle Mobile, duke sjellë dy artistë jo shumë të ngjashëm në profil muzikor, por të dy të pëlqyer nga kategori të ndryshme të publikut, dëshmon edhe një herë se u kushton një vëmendje dhe kujdes të veçantë abonentëve të saj rinorë. Rinia shqiptare do të përjetojë dy netë të vërteta festive, nën tingujt ballkanikë dhe ritmet e kompozitorit të mirënjohur në Evropë dhe më gjerë, Goran Bregoviç, i cili rikthehet pas tre vjetësh në Shqipëri. Bregoviç vjen për të performuar krijimet e tij më të mira, si “Maki, maki”, “Policia”, “Underground Tango”, “Hop, hop, hop” etj. Ndërkaq, jo më pak e rëndësishme pritet të jetë paraqitja e Laureat Ëolf, i njohur si producent i Triba-House dhe DJ i disa hiteve mjaft të dëgjuara ngado në diskotekat botërore. Ëolf me kompozimet e tij si “Saxo” apo “Calinda” ka qëndruar për një kohë të gjatë në majë të klasifikimeve. Në vitin 2008, ai arriti suksesin më të madh duke fituar çmimin DJ më i mirë i ‘Ëorld Music Aëards’ në Monako. Vlen të përmendet që hiti i tij “No stress” ka qëndruar në top-listën franceze.
Abonentët Eagle mund të dërgojnë një SMS që kushton vetëm 9 lekë në numrin 15189, duke shkruar emrin, mbiemrin dhe moshën, për të  pasur mundësinë të marrin 2 bileta falas, që janë të vlefshme për dy netët. Përzgjedhja elektronike e 1000 fituesve do të bëhet më datë 3 Gusht 2009. Të gjithë fituesit do të njoftohen me nga një SMS, dhe do të informohen për vendin dhe orarin e tërheqjes së biletave në një njoftim që do të botohet në gazetat ditore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›