E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen në kufi me pasaporta të falsifikuara zvicerane e jugosllave



Durrës - Forcat e Policisë së Kufirit në Durrës kanë mundësuar arrestimin në flagrancë të 32-vjeçarit Nazmi Gashi, lindur në Prizren dhe banues në Komunën e Rahovecit në Kosovë, pasi ai u paraqit para autoriteteve për të udhëtuar drejt shtetit italian, me tragetin “Tirrenia” të linjës Durrës-Bari, me pasaportë dhe një lejeqëndrimi zvicerane me numër A 14419281, në emrin e tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar në datën e skadencës së saj. Leja e qëndrimit është bllokuar menjëherë me cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, të parashikuar nga Neni 186/1, i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me 26-vjeçarin Ferat Aga, nga fshati Dragash i Kosovës, po në këtë pikë kalimi kufitar, pasi paraqiti pasaportën jugosllave me numër 001630794 në emër të tij, e cila gjithashtu dyshohet të jetë e falsifikuar.

Plagosi shitësen e butikut, i vodhi 6 mijë lekë

Durrës – Forcat e policisë së Durrësit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 15-vjeçarit A.N., i cili ka plagosur rëndë me thikë në pjesën e fytit shtetasen 39-vjeçare V.H., shitëse në një butik në zonën e Plazhit dhe më pas ka vjedhur shumën e 6 mijë lekëve të reja dhe është larguar me vrap. V.H. u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale është shtruar në repartin e reanimacionit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, të parashikuar nga Neni 139 i Kodit Penal, iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

10 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›