E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KLD-së: “Përparësi të kenë magjistratët”



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kërkuar dje, gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), rinovimin e gjykatave me magjistratë të rinj. Presidenti Topi, me cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, thirri mbledhjen e këtij Këshilli që zgjati për disa orë me radhë. Zyra e shtypit pranë KLD-së njoftoi se në këtë mbledhje po diskutohen mbi 11 vende vakante për magjistratë në gjykata. Gjatë mbledhjes, Presidenti Topi i ka cilësuar magjistratët si fryma e rinovimit të sistemit gjyqësor, - bënë të ditur burime zyrtare pranë KLD-së.

Vendimet që u morën nga mbledhja e djeshme e KLD-së

U përcaktuan 11 vende vakante në dispozicion për 10 magjistratë

U hoq Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Kavajës dhe ajo e Krujës nga cilësimi si “Gjykata të karrierës”

KLD-ja vendosi që magjistratëve t’u merret fillimisht mendimi se ku duan të punojnë para se të bëhet propozimi te Presidenti Topi

U vendos që të ngrihet një grup pune që të hartojë një projektligj për garantimin e sigurisë së jetës së gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre

Anëtarja e KLD-së, Altina Xhoxhaj, u përzgjodh për të qenë
në përbërje të Komisionit të Qendrës së Publikimeve Zyrtare

Vendet ku do të punësohen magjistratët

Dy vende pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë,
Dy vende pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë,
Dy vende pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier,
Dy vende pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë,
Një vend pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë,
Një vend pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër,
Një vend pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

10 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›