Mbledhja e KLD-së. Zbardhen gjashtë vendimet që u morën dje për Gjyqësorin
Përcaktohen vendet vakante për magjistratët në disa gjykata të vendit.
Laureta Rryçi
Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas një mbledhjeje që ka zgjatur më shumë se pesë orë, mori gjashtë vendime të rëndësishme. Sipas njoftimit për shtyp të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, debate ka pasur vetëm për një pikë ku bëhej fjalë për hapjen e vendeve vakante nëpër gjykatat ku duhet të punësoheshin magjistratët. Më pas anëtarët morën një sërë vendimesh, ku midis të tjerëve ishte edhe ai për ngritjen e një grupi pune për të hartuar një projektligj për garantimin e sigurisë së jetës për gjyqtarët dhe të familjarëve të tyre. Gazeta “Albania” ka siguruar të gjitha vendimet që u morën dje dhe po i boton në numrin e sotëm.
Mbledhja
Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, pasi diskutoi propozimin e ri të ministrit të Drejtësisë, vendosi të përcaktojë 11 vende vakante pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, të cilat do të vihen në dispozicion të 10 magjistratëve kandidatë për gjyqtarë. Falë vendimit të djeshëm, magjistratëve iu bë një shpërndarje në disa gjykata të vendit si në atë të Krujës, Gjirokastrës, Fierit, Kavajës etj. Në njoftimin për shtyp të KLD-së thuhej se vendimmarrja e mësipërme u arrit pas një procesi të gjatë diskutimesh nga të gjithë anëtarët e Këshillit, fokusuar mbi situatën aktuale ligjore dhe nevojat konkrete për emërimin e gjyqtarëve nga Shkolla e Magjistraturës pranë gjykatave të shkallës së parë. “Në vlerësim të plotë të të gjithë faktorëve të aktualitetit të sistemit gjyqësor dhe në ushtrim të kompetencave të tij ligjore, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi për këtë arsye revokimin e pjesshëm të Vendimit Nr.216/3, datë 28.09.2007, duke hequr Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Kavajës dhe Krujës nga cilësimi si ‘Gjykata të karrierës’”, - thuhej në njoftimin e KLD-së. Në këtë mënyrë, këto dy gjykata nuk cilësohen më gjykata karriere, por gjykata të zakonshme si disa të tjera.
Magjistratët
Anëtarët e KLD-së kanë gjykuar se vendet e lira të sipërcituara do t’u komunikohen 10 kandidatëve për gjyqtarë nga Shkolla e Magjistraturës dhe preferencat e tyre mbi këto vende vakante do të merren në konsideratë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, përpara se propozimet konkrete për çdo kandidat t’i paraqiten Presidentit të Republikës për emërimin e tyre përfundimtar. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi diskutoi rëndësinë e projektvendimit të Këshillit të Ministrave “Për mbrojtjen e veçantë personale, familjare dhe pasurore të gjyqtarëve dhe sigurimit të jetës dhe pasurisë së tyre”, vendosi ngritjen e një grupi pune për të relatuar përpara Këshillit mbi sugjerimet e nevojshme ndaj projektvendimit të mësipërm. Gjithashtu, pjesë e rendit të ditës ishte dhe shpallja publikisht e një vendi vakant pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, caktimi i anëtares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Altina Xhoxhaj, në përbërje të Komisionit të Qendrës së Publikimeve Zyrtare.
10 Mars 2009