Për mjekun Dautaj shtohen edhe 2 raste korrupsioni
24/12/2008 Prokuroria fakton marrjen e 500 dhe 700 eurove
TIRANE- Ekspertët e njësisë së përbashkët hetimore Task-Forcë kanë përfunduar hetimet ndaj mjekut të akuzuar për mitmarrje Kastriot Dautaj. Prokurori i çështjes Dritan Rreshka ka mundur të faktojë dy raste ku pedagogu njëherësh edhe Urologu Dautaj ka konsumuar elementët e veprës penale të korrupsionit. Sipas hetimeve të kryera, i pandehuri i sipërcituar akuzohet se i ka marrë dy qytetarëve nga 500 euro dhe tjetrit 700 euro. Këtë shumë financiare i pandehuri Kastriot Dautaj ia ka kërkuar qytetarëve në këmbim të operacionit që do i kryente familjarëve të tyre. Arrestimi i mjekut është kryer nga policia e shtetit ku pas një operacioni të koduar “Veshka e humbur” Dautajt i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe shuma prej 500 eurosh. Mësohet se ndaj tij në Prokurorinë e Tiranës kishin mbërritur disa kallëzime nga shtetas të ndryshëm, të cilat akuzonin mjekun Dautaj për mitmarrje gjatë kryerjes së operacioneve. Ndërkohë që në vitin 2005, ndaj Kastriot Dautajt ka pasur një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës nga shtetasja Zyra Ago, e cila denoncoi doktorin për heqjen e veshkës pa pëlqimin e saj dhe dyshimin se ia ka shitur atë. Kjo dosje tashmë është pushuar nga Prokuroria, pasi nuk është provuar denoncimi. Sipas këtyre dyshimeve, ka informacione operative se doktori Dautaj bashkë me kolegët e tij kryente operacione të heqjes së veshkave, me dëshirën e pacientëve që i shisnin ato kundrejt 80 deri në 120 mijë eurove.