“Tentohet shtyrja e zgjedhjeve parlamentare”
24/12/2008 Raporti Britanik për Shqipërinë
Faktori ndërkombëtar nuk resht së shigjetuari qeverisjen shqiptare. Kësaj rradhe në qendër të vëmendjes kanë qenë pikërisht zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në raportin e Akademisë Ushtarake Britanike kushtuar Shqipërisë rezultoi se vërehet një tendencë për të shtyrë zgjedhjet e reja parlamentare. Sipas raportit, një situatë e tillë mund të krijohet nga vetë qeveria aktuale, për shkak të vonesave me regjistrat e votuesve dhe dokumentat e identifikimit. Ndërkohë që në vijimësi qeveria shqiptare është shprehur përmes zyrtarëve të saj të lartë se procesi për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike po ecën në udhë të mbarë. Përfundimi i regjistrit elektronik, i cili mundëson që të gjitha të dhënat e shtetasve shqiptarë, që janë të hedhura në sistem dhe janë të lidhura me qendrën është një ndihmë për prodhimin e tyre, sepse do të jetë baza e të dhënave, nga ku do të gjenerojnë ato informacione që do të hidhen më pas në kartat elektronike dhe pasaportat. Ndalur sërish tek raporti i Akademisë Ushtarake Britanike, vihej re dhe analiza për poziten e re të Shqipërisë pas pavarësisë së Kosovës si dhe qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës së drejtuar nga Edi Rama. Në raport theksohej se në zgjedhjet e ardhshme vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë një rol thelbësor. Ndërsa vlerësohej se Berisha mbështet iniciativat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liderin socialist Edi Rama thuhej se ai është më shumë pro-evropian dhe priret drejt këtij orientimi. Raporti përmend pesë pika kryesore për vendin, sipas të cilave pavarësia e Kosovës do të ngrijë qëndrimin e përgjithshëm të Shqipërisë në Ballkan, rritja e influencës në rajon varet nga progresi i reformave për në NATO, qeveria ka probleme dhe këto po ndikojnë edhe në ekonomi. Gjithashtu, sipas këtyre pikave reformat për në BE janë ngadalësuar, si dhe Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera nuk është prekur nga kriza botërore ekonomike, për shkak se në vend funksionon ekonomia informale.