“Institucioni i Presidentit do të jetë transparent dhe mbështetës i medias”
24/12/2008 Kreu i Shtetit, Topi pret përfaqësues të medias me rastin e Vitit të Ri 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dha dje një pritje në ambientet e Pallatit të Brigadave me rastin e Vitit të Ri 2009 me të ftuar drejtues, gazetarë, administratorë, të gjithë ata që ai i cilësoi si avokatët më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Kryetari i Shtetit pasi përcolli urimet më të ngrohta dhe të mira për Vitin e Ri 2009 për të pranishmit, i përgëzoi ata për misionin e tyre që ka vënë jo pak herë në lëvizje institucionet e shtetit shqiptar. “Zakonisht në çdo fund viti bëhen bilance mbi punën e bërë përgjatë dymbëdhjetë muajve. Dhe duhet pranuar se bilanci juaj është pozitiv në drejtim të investigimit, por edhe të pasqyrimit të asaj çfarë ndodh me shoqërinë shqiptare, institucionet e saj e politikën e vendit. Jo pak herë, institucionet janë vënë në lëvizje pas investigimeve tuaja, edhe pse jo gjithmonë me ritmin e kohën e duhur”, theksoi Presidenti Topi në fjalën e vet. Në vijim të vlerësimit të tij për punën e medias, Topi e përforcoi gjykimin e tij të drejtë për këtë konstatim edhe duke përmendur konkluzionet e Progres-Raportit të Bashkimit Evropian. “Keni një mision sa të rëndësishëm aq edhe delikat, i cili nuk duhet të influencohet aspak nga interesa të kujtdo qofshin dhe besoj se edhe konkluzionet e Progres-Raportit të Bashkimit Evropian mbi punën e medias duhet të lexohen qartë si nga mediat, ashtu edhe nga politika e biznesi”, - vijoi ai. Kryetari i Shtetit ka garantuar për mbështetjen e tij ndaj medias së lirë dhe profesionale edhe gjatë vitit të ardhshëm, që sipas tij do të jetë i mbushur me çështje të rëndësishme. “Ju siguroj se institucioni i Presidentit do të vazhdojë të mbetet transparent dhe mbështetës i medias së lirë e profesionale edhe në vitin e ardhshëm, i cili gjithashtu ka mjaft momente të rëndësishme për vendin tonë. Dhe pjesë e arritjeve të Shqipërisë, padyshim që jeni të gjithë ju”, tha ai. Pas pjesës zyrtare sipas parashikimeve protokollare, Presidenti i Republikës gjatë pritjes krijoi mundësinë e komunikimit me të pranishmit në mënyrë informale.
Të drejtat e të huajve
Të huajt që gëzojnë mbrojtje të përkohshme si pasojë e situatave të fluksit masiv, pranohen përkohësisht në Republikën e Shqipërisë.
Të drejtat e të huajve që përfitojnë mbrojtje të përkohshme, veçanërisht të drejtën për punë dhe lirinë e lëvizjes, mund të kufizohen për arsye objektive nga Zyra për refugjatët gjatë tri viteve para qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë.