Pas kësaj rruge jetike do të ndërtohet Rruga e Arbrit
24/12/2008 Kreu i qeverisë inspekton punimet e tunelit të rrugës Durrës–Kukës
Kryeministri Sali Berisha gjatë inspektimit të ndërtimit të tunelit Thirrë–Kalimash, pjesë e rrugës Durrës–Kukës–Morinë, ka deklaruar se gjithçka është një përgjigje edhe për ata që nuk i kanë kursyer akuzat për të. Kreu i qeverisë tha se i kujtohej një dialog që ka pasur me një nga “armiqtë” e egër të rrugës. “Në një moment nuk u përmbajt dhe lëshoi një seri kërcënimesh. Unë i thashë se rrugën do ta bëjmë qoftë edhe me bizhutë e grave tona. Tashmë, duke ardhur në këtë rrugë, 1 herë dhe 1000 herë jam i bindur se përgjigjja ka qenë e merituar, se rruga duhej bërë dhe nuk mund t’i jap ndonjë emër më të bukur kësaj rruge sesa Korridori i Shqiptarëve”, - ka deklaruar ai. “Nga Rrësheni deri këtu fluturova mbi trasenë e rrugës. Mund t’ju them se udhëtimi më emocional në jetën time dhe vizita më emocionale, ka qenë në Kosovë kur unë kam vizituar për herë të parë këtë vend. Por udhëtimi i dytë më emocional ishte fluturimi mbi këtë rrugë, sepse ajo ka lëshuar shtat në të gjithë trajektoren e saj”, - deklaroi Kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit u shpreh se qeveria do të vazhdojë investimet në projektet e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin. Ai nënvizoi se pas ndërtimit të kësaj rruge kaq jetike për kombin, do të ndërtohet Rruga e Arbrit. “Shikoja trasenë e kësaj rruge dhe mendja më shkonte te Rruga e Arbrit. Ne do ta bëjmë edhe atë ne do t’i bëjmë rrugët tona, sepse janë rrugë që shqiptarët i meritojnë”, - tha ai. I pyetur se cila ishte arsyeja e vizitave të shpeshta të tij në këtë aks rrugor ai tha se rruga meriton të vizitohet. Kryeministri nuk ka lënë pa thumbuar edhe opozitarët dhe në mënyrë të veçantë kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. “Ftoj qytetarët që tashmë të vijnë dhe ta vizitojnë këtë rrugë. Madje, nëse ndonjëri prej jush mundet të bindë edhe Edi Ramën që të vijë dhe ta vizitojë, në të kundërt do t’i çojmë foto të kësaj rruge që ta lëmë pa gjumë”, - ka thënë shefi i ekzekutivit duke iu drejtuar gazetarëve. Gjatë inspektimit të rrugës kreu i qeverisë ka falënderuar të gjithë punonjësit dhe ndërtuesit e rrugës, kompaninë “Bechtel Enka” për punën e tyre. “Këtë pranverë do të themi të gjithë së bashku që Korridori i Shqiptarëve krye”, - tha Berisha. Aktualisht na 29 urat e parashikuara të ngrihen në gjatësinë e rrugës deri më tani 19 prej tyre kanë përfunduar. Janë ndërtuar dhe bazamentet dhe këmbët mbajtëse edhe për urat e tjera. Këtë muaj ka përfunduar dhe ura më e lartë në segmentin e tretë, një urë prej 80 metra e lartë. Në impiantet e prodhimit janë realizuar 526 trarë, 335 prej tyre tashmë janë të instaluar. Deri tani janë kryer 92% gërmime, pa përfshirë tunelin dhe mbushje 89%.
Berisha për rrugën
Kryeministri ka thënë se rruga Durrës–Kukës ka pasur shumë armiq. Ai përmendi një dialog që kishte pasur me një ndër këta “armiq”. “I thashë se rrugën do ta bëjmë, qoftë edhe me bizhutë e grave tona. Tashmë, duke ardhur në këtë rrugë, 1 herë dhe 1000 herë jam i bindur se përgjigjja ka qenë e merituar se rruga duhej bërë dhe nuk mund t’i jap ndonjë emër më të bukur kësaj rruge sesa Korridori i Shqiptarëve”, - tha ai.
Berisha për Ramën
Shefi i ekzekutivit shqiptar ka shfrytëzuar inspektimin e rrugës për të shigjetuar kryetarin socialist Edi Rama. “Mos u çudisni, sepse unë do të filloj të vij, sepse kjo rrugë e meriton ta vizitosh çdo javë. Ftoj qytetarët që tashmë të vijnë dhe ta vizitojnë këtë rrugë. Madje, nëse ndonjëri prej jush mundet të bindë edhe Edi Ramën që të vijë dhe ta vizitojë, në të kundërt do t’i çojmë foto të kësaj rruge që ta lëmë pa gjumë”, - tha ai.