“Eagle” ul tarifat për festa
Gëzoni në festat e këtij fundviti me ofertën më të re të “Eagle Mobile” që nisi më 13 dhjetor 2009. Ajo ka bërë përfitues si abonentët me parapagesë ashtu edhe ata me kontratë. Klientëve u mundësohen tarifat më të ulëta për thirrje ndërkombëtare dhe drejt operatorëve të tjerë celularë në Shqipëri. Të gjithë abonentët me parapagesë do të përfitojnë tarifa të ulëta sa herë kryejnë rimbushje që nga dita e lançimit të ofertës. Pasi të kenë kryer rimbushjen e parë prej 1000 lekësh abonentët me parapagesë do të kenë mundësi të komunikojnë me 49 lekë për minutë (pa TVSH) drejt të gjithë vendeve të botës, dhe me 19 Lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt operatorëve të tjerë celularë në vend. Me rritjen e rimbushjes paralelisht bëhet me e lirë telefonata. Për të gjithë abonentët e planeve tarifore me kontratë, thirrjet do të kushtojnë 39 Lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt të gjithë vendeve të botës, dhe 14 Lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt operatorëve të tjerë celularë në vend.