E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas protestës,studentët e Vlorës pranohen në DND

 

Studente te Fakultetit te Drejtësisë në Universitetin e Vlorës protestuan dje para Ministrisë se Arsimit, kundër vendimit te rektoratit për futjen e sistemit 3+2 në përfundim të ciklit mësimor dhe pa i njoftuar më parë.  Ata kane studiuar sipas programit 4-vjeçar  ndërkohe që në fund do të pajisen me diploma të nivelit të parë. Studentet thonë se do t’i drejtohen të gjitha instancave dhe nuk do të heqin dorë nga protestat deri sa të zgjidhet problemi i tyre. Ndërkohë në mbështetje të tyre Këshilli Kombëtar Studentor mori dje pjesë në seancën e posaçme  të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Arsimin dhe Shkencën për studentët e Vlorës. “Studenteve të Vlorës duhet t’u jepet një zgjidhje ligjore dhe institucionale në një kohë sa më të shpejtë dhe të mos anashkalohen kërkesat e tyre”u shpreh kreu i KKS-së Qamil  Dika. Në këtë seancë të pranishëm ishin përfaqësuesit e studentëve të universitetit të Vlorës, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe anëtarë të komisionit parlamentarë. Studentët shfaqën pretendimet e tyre për t’u pajisur me diplomë të nivelit të dyte dhe jo diplomë të  nivelit te parë. Pretendimet e tyre bazoheshin në mos zbatimin e reformës kurrikulare nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlore dhe dispozitat kalimtare të “Ligjit për Arsimin e Lartë” date 21.05.2007 i ndryshuar. E pranishme në këtë seancë anëtarja e këtij komisioni znj. Adriana Gjonaj, në njohje të problematikës kërkoi një zgjidhje ligjore e cila t’i rezistojë kohës. Duke parë vullnetin shumë pozitiv të deputetëve të Komisionit Parlamentar  për zgjidhjen e ofruar nga “KKS”, përfaqësuesit e MASH  vendosën të pranojnë kërkesën e studentëve duke i ofruar atyre Diplomë të Nivelit të Dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›