Milo: Asnjë ftesë nga PS për protestat
Në protestat e kësaj jave aleatët nuk janë të ftuar. “Asnjë lajmërim për partitë më të vogla për aksionin politik të së majtës”, thotë Paskal Milo, i cili e ka pritur një ftesë nga PS deri vonë. “Nuk kemi pasur asnjë informacion apo asnjë kontakt për mënyrën se si do të organizoheshin këto mitingje-proteste nga ana e PS, gjithnjë duke shkuar me bindjen që aleatët njoftohen zakonisht në fund. Ne kemi pritur një njoftim në fund, më konkretisht për dje paradite, por nuk e kemi pasur një gjë të tillë dhe për rrjedhojë nuk kemi qenë prezent në mitingun e PS, të organizuar në qytetin e Durrësit përpos nevojës për konsultime reciproke ose për një informim minimal që aktivitetet PS ka vendosur t’i zhvillojë vetë dhe pa praninë e aleatëve”, tha Milo.